Dy banesa janë përfshirë nga zjarri në Pogradec. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se flakët ranë në çatinë e përbashkët të banesave.
Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. Së bashku me policinë, ata kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve.
Deri më tani raportohet se nga ngjarja nuk ka të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.