Tre autobusë linje janë përfshirë nga flakët në Tiranë pas mesnatës.
Policia bën të ditur se në rrugën Ali Demi, një autobus për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur edhe dy autobusë të tjerë linje.
“Tiranë/ Informacion paraprak: Rreth orës 00:35, në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga flakët 1 automjet (autobus linje) dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy automjete të tjera(autobusë linje)”,-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.