Një zjarr ka rënë në rrethana të paqarta duke djegur banesat e dy vëllezërve në Gjirokastër.
Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Manalat i dytë” rreth orës 16:20.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Gjirokastër/Informacion paraprak
Më datë 18.02.2024, rreth orës 16:20, në lagjen “Manalat i dytë”, Gjirokastër, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht 2 banesa, në pronësi të shtetasve Ç. Gj. dhe R. Gj. (vëllezër).
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./Opinion.al