Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përfaqësuesit e partive propozojnë krijimin e një federate opozitare, Mediu: Ja si do të funksionojnë partitë

2023/11/24 at 10:42 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Përfaqësuesit e partive propozojnë krijimin e një federate opozitare, Mediu: Ja si do të funksionojnë partitë

Përfaqësuesit e partive opozitare, të përfaqësuara nga kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kanë prezantuar paraditen e së premtes propozimin e tyre për krijimin e një federate opozitare e cila synon të shprehë mendimin e unifikuar të pakicës në Parlament. 


Nismëtari Mediu theksoi se opozita, vetëm e bashkuar mund të ndryshojë realitetin politik në Shqipëri. 

Në një konferencë për mediat, Mediu deklaroi se partitë mund të funksionojnë edhe jashtë kësaj Federate, duke theksuyar se mbajtja e një qëndrimi të qartë që i shërben interesave të vendit dhe të opozitës. 

“Opozita duhet të jetë e bashkuar, vetëm kështu mund të ndryshojë realitetin politik në Shqipëri. 

Shqipëria ka qenë vendi i të mundurave të habitshme. Të gjithë ata që duan të kontribuojnë në një qëndrim të përbashkët të opozitës padyshim i kemi parë si marrëdhënie racionale. 

I ngelet partive politike që të përcaktojnë qartë pozicionin e tyre në raport me qëndrimet”, tha Mediu. 

Përfaqësuesit e partive opozitar propozuan institucionalizimin e federatës së opozitës nën moton “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, një Shqipëri europiane.” 

Federata e opozitës pritet që të ketë një emër, një program politik dhe një logo. 

Siç bënë të ditur nismëtarët, pritet që opozita e bashkuar të ketë bashkëpunim institucional me organizmat e diasporës, të mandatohet një grup deputetësh që do të jenë përfaqësues për marrëdhëniet dhe diskutimet me partnerët ndërkombëtare si dhe të bëhen takime parlamentare me të gjithë ligjvënësit opozitarë që kanë dalë nga zgjedhjet e 2021. 

Aleatët e PD-së deklaruan se synimi i tyre është që opozita të dalë me një qëndrim të unifikuar për Reformën Zgjedhore, përpara se të kalojnë në diskutime me mazhorancën socialiste. 

“Ne, përfaqësuesit e partive opozitare, prezent në këtë takim, deklarojmë sa më poshtë: 

Duke vlerësuar me shqetësim situatën e rëndë në Ballkan, interesin tonë si shqiptarë dhe si vënd anëtar i NATOs, për t`ju përgjigjur sfidave të sigurisë dhe jo vetëm; 

Duke marrë në konsideratë situatën shumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri; 

Cënimin e rëndë të sistemit tonë kushtetues, të një Republike Parlamentare; 

Rikthimi i pluralizmit dhe demokracisë funksionale. 

Mosfunksionimin e Parlamentit dhe parlamentarizmit dhe kthimin e tij në apendiks të qeverisë; 

Mosrespektimin e lirive dhe të drejtave të qytetateve dhe shkeljet flagrante të tyre nga qeveria; 

Braktisjen masive të vendit nga profesionistë, të rinj dhe të reja; 

Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përdorimi i shtetit për interesa politike, përdorimin e grupeve kriminale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve; 

Rrëshkitjen drejt një qeverisje autoritare; 

Nevojën për të krijuar shpresë dhe besim, në mënyrë të vecantë përfshirjen në të drejtën për të votuar, por dhe për të qënë pjesë e vendimarrjes dhe institucioneve të diasporës shqiptare, që përbën mbi 35% të popullsisë, në respektim dhe të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese; 

Nevojën që opozita të ngrihet në përgjegjësitë e saj, për të mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e shqiptarëve; 

Nevoja për një politikë që tejkalon debatin rreth liderëve politikë, por që bashkohet rreth ideve me interes kombëtar, garantimin e Integrimit Europian dhe një demokraci Institucionale; 

Nevoja për të zhvilluar një partneritet të qëndrueshëm me vëndet e NATOs dhe BE; 

Propozojmë sa më poshtë: 

Institucionalizimi i Federatës së opozitës, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e cmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë; 

Me moton “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”. 

Federata koordinohet nga një grup koordinator deputetësh, që pranohen nga faktorët politikë të opozitës. 

Transformimi i kësaj Federate në një koalicion bashkimi opozitar, duke përcaktuar emrin e saj, programin politik dhe logon e kësaj Federate. 

Përcaktimi i strategjisë elektorale të koalicionit (Federatës). 

Përfshirja në bashkëpunim Institucional me organizatat e diasporës, për të garantuar votimim e diasporës dhe kandidimin e tyre. 

Përcaktimi i rregullave të funksionimit të këtij koalicioni për cëahtjet që do diskutohen, kohën e takimeve dhe mënyrën e vendimarrjes. 

Të synohet vendimarrja konsensuale ose në të kundërt me 2/3 e votave të deputetëve të opozitës. 

Mbledhja është e detyrueshme të mblidhet me kërkesën e cdonjërit nga kryetarët e partive parlamentare apo përfaqësues i grupit koordinator. 

Kjo Federatë do të mandatojë një grup deputetësh, përfaqësues për marrëdhëniet dhe diskutimin me partnerët ndërkombëtarë, për cështjet me rëndësi për vendin dhe rajonin. 

Organizimi i kësaj Federate në nivel lokal, rajone dhe Bashki. 

Organizimi parlamentar. 

Takimi parlamentar i opozitës me përfshirjen e gjithë deputetëve të opozitës, të dalë nga zgjedhjet e 2021, nën koalicionin PD-AN dhe përfaqësuesve parlamentarë të partive të tjera. 

Reforma Zgjedhore: Tejkalimi i problemit të përfaqësimit të opozitës në Komisionin Ad Hoc, duke krijuar mekanizmat e një mirëkuptimi opozitar inkluziv. 

Propozojmë: 

Opozita të zgjedhë me votën e gjithë deputetëve të saj, përfaqësuesit në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Cdo grup parlamentar duhet të jetë i përfaqësuar në këtë komision. Deputetët zgjedhin me 2/3 bashkëkryetarin. Nëse në dy raunde nuk zgjidhet, atëherë në raundin e tretë e zgjedhin me shumicë të thjeshtë. 

Komisionet hetimore, në respektim të së drejtës kushtetuese të opozitës dhe Parlamentit, në funksion të kontrollit të qeverisë. 

Koordinimi i vendimeve dhe veprimeve parlamentare të opozitës. 

Koordinimi i qëndrimeve në Asambletë Parlamentare apo përfaqësimet ndërkombëtare. 

Deputetët mblidhen të paktën 1 herë në javë. Cdo grup prej 5-7 deputetësh, ka të drejtë të thërrasë takimin, me detyrimin për të prezantuar me shkrim propozimin apo qëndrimin tek përfaqësuesit e tjerë, me synimin: 

Qëndrim i unifikuar i opozitës, për Reformën Zgjedhore dhe respektimin e Kushtetutës. 

Në këtë kuadër, të gjitha partitë e Federatës, të paraqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët. Propozimet të paraqiten me shkrim brenda 2 javëve dhe të paraqitet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. 

Qëndrimi i partive tona për Reformën; është një sistem propocional kombëtar me lista të hapura, ose cdo subjekt mund të zgjedhë nëse aplikon listat e hapura apo listat e mbyllura. 

Reforma Administrative domosdoshmëri për një zhvillim dhe administrim propocional të vendit dhe shmangjen e braktisjes e zonave të tëra të Shqipërisë. 

Komisionet Hetimore dhe veprimtari të tjera parlamentare për rikthimin e Parlamentit në binarët kushtetues. 

  1. Grupi i Punës për marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar:

Formatimi i një qëndrimi të qartë si vend i NATOs dhe në procesin e anëtarësimit Europian për zhvillimet gjeopolitike si dhe rajonin e Ballkanit; 

Qëndrim i qartë kundër influencave të aktorëve të tretë, në mënyrë të vecantë Rusisë dhe Kinës, të cilët synojnë frenimin e anëtatësimit Euro-Atlantik të Ballkanit; 

Krijimi i një boshti të qëndrueshëm bashkëpunimi politik, ushtarak dhe ekonomik me vëndet e NATOs në Ballkan. 

Marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë partneriteti, vecanërisht me partnerin strategjik SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe. 

Qëndrimi i koordinuar me faktorin institucional dhe politik shqiptar në rajon, jashtë cdo paternalizmi, në lidhje me Kosovën, rajonin dhe në kuadër të NATOs. 

Përgatitja dhe dokumentimi i situatës në Shqipëri, duke u mbështetur në fakte si dhe raporte ndërkombëtare si; Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera të Komisionit Europian, propozime të zgjidhjeve dhe alternativat opozitare. 

Respektimi kushtetutes, Reforma Zgjedhjore, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, zbatimi i detyrimit ligjor dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votimin e diasporës, avancimi në proçesin e integrimit të vendit në BE. 

Nevoja e dialogut pozitë-opozitë me prezencë të ndërkombëtarëve (grupi i miqëve të Shqipërisë), me prioritetet e prezantuara më sipër dhe rikthimi i Parlamentit dhe debatit politik në normalitetin e një vendi anëtar të NATOs. 

Bashkëpunimi me trupin diplomatik në Tiranë, për zgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrim qëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet. 

Bashkëpunim me OSBE dhe ODHIR, për Reformën Zgjedhore. Angazhimi pranë Komisionit Ad Hoc të Reformës Zgjedhore të një eksperti të ODHIR-it. 

Krijimi i Senatit të Opozitës: 

Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura inteletuale të artit, mjekësisë, Universiteteve, kulturës, me figuara të shquara, që janë jashtë vendit”, tha Mediu./Opinion.al 



Ju sugjerojmë

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi
Aktualitet

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

15 Korrik, 2025 2:11 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Aktualitet

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”

15 Korrik, 2025 2:02 pm
Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
Rajoni

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

15 Korrik, 2025 2:01 pm
“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër
Aktualitet

“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

15 Korrik, 2025 1:47 pm
Akuzat e PD për e-albania, reagon AKSH: Të dhënat nuk mund të përdoren
Aktualitet

Vetëdeklarimi i adresës së banesës në “e-Albania”

15 Korrik, 2025 1:39 pm
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

I dënuar në Itali për../Sekuestrohen pasuritë me vlerë 287 mijë €, të një 53 vjeçari

15 Korrik, 2025 1:36 pm
Ishte me pushime në Shëngjin, humb jetën turistja nga Kosova
Aktualitet

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

15 Korrik, 2025 1:22 pm
1.32 mln vizitorë të huaj në qershor/Rama: Përgjegjësi e shtuar për monitorimin e…
Aktualitet

1.32 mln vizitorë të huaj në qershor/Rama: Përgjegjësi e shtuar për monitorimin e…

15 Korrik, 2025 1:21 pm
Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari
Aktualitet

Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari

15 Korrik, 2025 1:05 pm
Agjencitë turistike kanadeze: Shqipëria, bukuri ballkanike me trashëgimi të pasur
Aktualitet

Agjencitë turistike kanadeze: Shqipëria, bukuri ballkanike me trashëgimi të pasur

15 Korrik, 2025 12:52 pm
Para
Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-ministrin Ilir Beqja, gjykata: Duhej masë sigurie më e rëndë

Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-ministrin Ilir Beqja, gjykata: Duhej masë sigurie më e rëndë

Ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren në shtëpinë e saj, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

Plagosja me thikë dhe armë në Vorë, policia zbardh ngjarjen dhe ndalon autorët 

Po kthehej në Shqipëri, ndalohet në Rinas Jamarbër Malltezi

Liroi nga qelia Jamarbër Malltezin, rrëzohet kërkesa e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi
















TE FUNDIT

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi
15 Korrik, 2025

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë socialiste...

Lexo më shumë

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
15 Korrik, 2025

Përmes një videoje në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në...

Lexo më shumë

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
15 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po vepron si dorë e zgjatur e përpjekjeve të Rusisë për të...

Lexo më shumë

“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër
15 Korrik, 2025

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër. Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i bashkisë Benet Beci...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com