Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Përfaqësojmë kombin”, Sylvinho: Ndoshta luajmë më shumë se 3 ndeshje!

2024/06/06 at 1:17 PM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Përfaqësojmë kombin”, Sylvinho: Ndoshta luajmë më shumë se 3 ndeshje!

Trajneri i kombëtares, Sylvinho ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të miqësores së të premtes ndaj Azerbajxhanit.

Gjatë fjalës ai theksoi se shpreson që në Euro 2024 skuadra e tij të luajë më shumë se tre ndeshje.

Miqësorja e fundit para Euro 2024, a do të zbresë në fushë formacioni ndaj Italisë? Çfarë dëshironi të shihni nga Shqipëria në këtë ndeshje?

“Jemi duke zhvilluar përgatitjet, ishin në program dy miqësore. Është një proces pune i shpejtë, nuk kemi pasur dy tre javë në dispozicion. Kemi shtatë ditë që stërvitemi dhe kemi dy miqësoret. Po përgatitemi për ndeshjen me Italinë, por nuk mund të them si do të luajë skuadra në atë sfidë. Mbetet për t’u parë kur të vijë momente. Në ndeshjen me Azerbajxhanit do ti japim minuta lojtarëve q ënuk kanë luajtur shumë dhe të provojmë”.

E keni ndjekur Italinë në ndeshjen kundër Shqipërisë, a duken si kundërshtari që mund t’i marrim rezultat?

”Janë kampionët në fuqi, është nga më të fortat në Eurpoë dhe botë ashtu si Spanja dhe Kroacia. Është një grup i bukur për të gjithë ne, është mundësi që ta shijojmë këtë pjesëmarrje të dytë në Europian, të provojmë të bëjmë më të mirën. Pas miqësores do të bëjmë analizën tonë, për t’u përballur më mirë. E kemi ndjekur miqësoren e Italisë”.

Kush është plani B në të djathtë përveç Asanit?

“Asani është një lojtar që nuk ka luajtur së fundmi, është në formë, por sërish nuk ka luajtur. Për Asanin nesër është një mundësi që të marrë të tjera minuta, se nuk ka luajtur në katër apo pesë muajt e fundit. Po e mbajmë në vëzhgim, është në gjendje të mirë. Sigurisht kur një lojtar e ndjen pak lodhjen është mirë të ndërhysh se kemi lojtarë të tjerë me kualitet që mund ta bëjnë atë rol. Të shohim dhe mbetet për t’u vlerësuar”.

A do të doje të ndryshoje diçka nëse do të kishte mundësi për përgatitjen para Europianit?

”Jo, përgatitja është shumë e mirë. Këtu është një vend shumë i mirë. Jemi të qetë. Marrim pjesë në një turne të rëndësishëm, duhet ta shijojmë dhe të tregojmë përgjegjësi. Jemi të kënaqur si po punohet, kemi nëntë ditë që punojmë.

Të gjithë lojtarët janë të karikuar dhe të motivuar. Të fokusuar në punën e tyre. Ka lojtarë që kanë luajtur 30 40 ndeshje, të tjerë që kanë luajtur më pak. Kjo nuk është në dorë tonë, por kemi punuar për të marrë ngarkesën e duhur”.

Cili është shqetësimi më i madh në vigjilje të ndeshjes me Shqipërinë, ky motivim i madh mund të kthehet në presion?

“Gjithçka është shumë e shpejtë, pak ditë na ndajnë nga ndeshje. Pas miqësores se kemi një ndeshje me Azerbajxhanin, një kundërshtar të mirë, vetëm pas kësaj do të shohim çfarë mund të përmirësojmë. Mesfusha, mbrojtja apo sulmi. Ndeshja me Azerbajxhanin do të na japë shumë mundësi për të kuptuar. Do të shohim më shumë në aspektin difensiv.

Dua të siguroj 100% se jemi të bindur që kemi tre kundërshtarë shumë të fortë, kemi respekt për ta dhe kompeticionin. Jemi të motivuar, po punojmë, por e dimë që duhet ta shijojmë faktin që ne jemi në Europian.

Duhet të sakrifikojmë shumë dhe të vrapojmë pa masë, kundërshtarët tanë nuk mendojnë që të kalojnë grupin, por të fitojnë. Në një ndeshje ndodh gjithçka, ndodh mrekullia. Lojtarët e kanë kuptuar shumë mirë këtë, ne jemi një. Mënyra e duhur për të luajtur është me sakrificë dhe shpirt. Entuziazmi është i mirë për të marrë pikë, por nëse themi që do të mundim Italinë atëherë nuk është e drejtë. E di që kam lojtarë seriozë, të punojmë dhe të sakrifikojmë”.

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Miss Shqipëria 2024 në Kalanë e Klodianës në Peqin

Miss Shqipëria 2024 në Kalanë e Klodianës në Peqin

Emri/ I dënuar me 19 vite burg për vrasje, arrestohet pas pesë vitesh 31-vjeçari në Fier 

Zhduket 18-vjeçarja në Lushnje, babai denoncim në polici 

Konjufca: BE s’mund të na e marrë kompetencën për propozimin e draftit të Asociacionit

Konjufca: BE s'mund të na e marrë kompetencën për propozimin e draftit të Asociacionit

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com