Nëse para pak orësh do të shtronin pyetjen se cila është ngjarja më e rëndësishme politike në botë gjatë vitit 2016, me siguri që përgjigjja do të ishte dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Dalja e ashtu quajtur “Brexit” ishte një goditje e fortë për Bashkimin Evropian duke lënë të nënkuptohet se instancat mbi shtetërore kanë dështuar në misionin e tyre të sigurisë.
Pas akteve të shumta terroriste dhe kryesisht pas problemeve të shumta që u krijuar me fluksin e emigrantëve, BE u zhyt në probleme.
Ndërkohë që mëngjesin e sotëm, amerikanët votuan me të njëjtën filozofi si britanikët.
Ata që deri para pak vitesh ishin promotor të liberalizmit, të frikësuar nga aktet terroriste dhe emigrantët e jashtëligjshëm kanë votuar si nacionalist.
Donald Trump, tashmë presidenti i SHBA, është mishërimi i politikave nacionaliste. Gjatë fushatës elektorale ai ka folur me tone të ashpra për ispanikët, madje ka kërcënuar me ndërtimin e një muri gjatë gjithë kufirit të Amerikës me Meksikën./opinion.al