Për të pastruar fytyrën nuk mjafton vetëm larja e përditshme. Përveç larësve që mund të blini ekzistojnë edhe larës natyrale të cilët arrijnë të pastrojnë në thellësi fytyrën tuaj.
Vaji i kokosit
Ky lloj vaji ka natyrë antibakteriale dhe antifungale duke u bërë një hidratues tejet efektiv. Por nëse keni lëkurë të prirur ndaj akneve, hiqni dorë nga vaji i kokosit pasi ajo nuk do të mund ta tolerojë atë.
Uthulla e mollës
Edhe uthulla e mollës është një pastrues mjaft i mirë për lëkurën. Ajo mund të ndihmojë në rivendosjen e niveleve e PH-së të lëkurës tuaj për të ndihmuar në zbutjen e çrregullimeve, parandalimin e poreve të bllokuara dhe mbajtjen e lëkurës që të bëhet tepër e thatë ose me shumë e vaj.
Limon dhe mjaltë
Si mjalti ashtu edhe limoni së bashku janë një hidratues natyral, të cilët bëjnë një kombinim të përsosur qetësues dhe pastrues fytyre. Mjalti është antibacterial natyral dhe plot me antioksidantë, të cilët parandalojnë aknet dhe ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës./Opinion.al/