Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përdorimi i satelitëve dhe inteligjencës artificiale për të ndihmuar të varfërit

2023/01/04 at 5:44 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përdorimi i satelitëve dhe inteligjencës artificiale për të ndihmuar të varfërit

Pandemia COVID-19 detyroi disa qeveri të mendonin për mënyra të reja për të ndihmuar qytetarët e tyre të varfër. Në Togo, të dhënat satelitore dhe inteligjenca artificiale ndihmuan për të përqëndruar ndihmën tek personat që kishin më së shumti nevojë për atë.

Muratori Eli Koumako thotë se në vitin 2020 biznesi i tij pësoi rënie të madhe në kryeqytetin e Togos, Lome për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Ngelëm pa punë dhe nuk mund të fitonim para për të ushqyer familjet tona. Ishte një goditje e rëndë për ne”, thotë ai.

Miliona njerëz si zoti Koumako filluan të përballeshin me varfërinë ekstreme për shkak të mbylljeve nga pandemia në mbarë botën.

Qeveritë u përpoqën të ofronin ndihmë për këta njerëz. Por ato u ndeshën me një problem të madh, thotë ekspertja e shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, Emily Aiken.

“Në shumë vende, veçanërisht në ato me të ardhura të ulëta dhe të mesme, autoritetet nuk kishin shumë të dhëna mbi njerëzit që kishin nevojë për ndihmë”, thotë ajo.

Si mund të gjendeshin njerëzit në nevojë, në një vend me 8 milionë banorë, me zona të mëdha rurale?

Për zgjidhjen e këtij problemi lindi ideja e përdorimit të imazheve satelitore, thotë Josh Blumenstock nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley.

“Nëse i analizojmë imazhet satelitore të kompanisë Google apo ndonjë kompanie tjetër që ofron të dhëna satelitore, ne mund të mësojmë nëse një qytet është i zhvilluar apo i varfër. Shtëpitë e banorëve të pasur zakonisht kanë çati metali, ndërsa ato të banorëve më të varfër janë të mbuluara me kashtë. Lagjet më të pasura kanë rrugë të asfaltuara, parcela më të mëdha toke, shtëpi me një distancë më të madhe nga njëra-tjetra, me gardhe e kështu me radhë. Pra, imazhet ofrojnë shumë informacion”, thotë ai.

Studiuesit përdorën inteligjencën artificiale për të identifikuar këto dallime dhe krijuan një hartë të rajoneve më të varfra të Togos.

Hapi tjetër ishte identifikimi i njerëzve të këtyre rajoneve që kishin më së shumti nevojë për ndihmë. Studiuesit përdorën teknologjinë e inteligjencës artificiale për të studiuar modelet e përdorimit të telefonit celular, thotë ekspertja Emily Aiken.

“Të pasurit bëjnë më shumë telefonata sesa njerëzit e varfër. Ata gjithashtu mund të bëjnë më shumë telefonata ndërkombëtare, pasi ato janë shumë të shtrenjta. Ata mund të përdorin më shumë shërbime celulare sepse kanë telefona inteligjentë, ndërsa në përgjithësi, njerëzit më të varfër kanë telefona më të thjeshtë”, thotë ajo.

Në një artikull të botuar në revistën “Nature”, zonja Aiken dhe kolegët e saj thonë se sistemi bëri një punë më të mirë në identifikimin njerëzve në nevojë sesa përpjekja e parë e qeverisë së Togos.

Programi e ndihmoi zotin Koumako dhe familjen e tij në një kohë të vështirë, thotë ai.

“Me paratë e këtij programi ne ishim në gjendje të blinim ushqim. Kishim diçka për të ngrënë në shtëpi”, thotë ai.

Banka Botërore ka ndjekur me vëmendje këtë projekt ndihme të menaxhuar me teknologjinë e inteligjencës artificiale, thotë ekonomistja Tara Vishwanath.

“Kjo teknologji mund të ketë një zbatim të gjërë sepse rreziqet dhe krizat po bëhen gjithnjë e më të zakonshme”, thotë ekonomistja Tara Vishwanath.

Ajo thotë se satelitët dhe inteligjenca artificiale mund të ndihmojnë në shpërndarjen më të shpejtë të ndihmës në rajonet e goditura nga katastrofat klimatike, konfliktet dhe kriza të tjera./ VOA

Ju sugjerojmë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Para
Kryeministri britanik: S’do të ketë më gomone me emigrantë të paligjshëm

Kryeministri britanik: S’do të ketë më gomone me emigrantë të paligjshëm

OBSH: Kina nuk po tregon shifrat reale për COVID-19

OBSH: Kina nuk po tregon shifrat reale për COVID-19

Fiton Roma, Lecce mposht Lazio-n

Fiton Roma, Lecce mposht Lazio-n

TE FUNDIT

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
27 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet...

Lexo më shumë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
27 Janar, 2026

“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com