Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përdorimi i Botox për bukuri të “përjetshme”, ja cilat janë rreziqet afatgjata 

2024/05/18 at 1:05 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përdorimi i Botox për bukuri të “përjetshme”, ja cilat janë rreziqet afatgjata 

Dëshira për të patur një bukuri të përjetshme po i shtyn gjithnjë e më shumë njerëzit drejt ndërhyrjeve estetike, një ndër më të përdorurat është edhe Botoxi. Një mënyrë e sigurt për të zbutur rrudhat apo vijat e holla në fytyrë? Apo një toksinë që rregullon tiparet tuaja të fytyrës në një shprehje të përhershme të ngrirë? 

Sidoqoftë ai konsiderohet si procedura kozmetike më e zakonshme në botë me afro 3 milionë injeksione të kryera çdo vit. 

Pavarësisht popullaritet të gjerë që po fiton çdo vit edhe më shumë, të paktë janë njerëzit të cilët janë të informuar plotësisht për efektet anësorë që shkakton Botoxi përpara se ta injektojnë atë në trupin e tyre. 

Studimet e fundit kanë bërë të mundur në saj të anketimeve dhe të vëzhgimeve shkencore evidentimin e efekteve anësore të Botox-it aq më tepër të atyre që kanë pasoja afatgjata. Pavarësisht se konsiderohet si një ndër procedurat estetike më të sigurta dhe që nuk ka efekte serioze shkenca ka vërtetuar të kundërtën. 

Shumica e efekteve anësore të raportuara janë të vogla dhe kalimtare. Ato përfshijnë dhimbje, enjtje ose mavijosje të lehtë në vendin e injektimit dhe dhimbje koke dhe simptoma të ngjashme me gripin për 24 orët e para. Nganjëherë mund të shfaqen edhe dobësi të përkohshme dhe zbehje e çehres së fytyrës. 

Por pavarësisht këtyre efekteve anësore të vogla, është parë që Botoxi shkakton shumë efekte të tjera më afatgjata sidomos nëse bëhet një injektim i vazhdueshëm i tij. 

Si shkaktar kryesor për efektet anësore të injektimit të Botox-it në trupin e klientëve është parë cilësia e ulët e tij. Në treg qarkullojnë shumë versione false të cilat përbëjnë një rrezik për jetën e njerëzve por edhe për vetë reputacionin origjinal të markës. 

Në prill 2024, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dha një paralajmërim se 22 gra midis moshës 25 dhe 59 vjeç kishin raportuar kohët e fundit reaksione të dëmshme ndaj falsifikimit dhe keqpërdorimit të Botox-it. 

Njëmbëdhjetë prej tyre u shtruan në spital dhe gjashtë u trajtuan me një antitoksinë për shkak të shqetësimeve të botulizmit, e cila është një gjendje ku toksina përhapet përtej zonës lokale dhe sulmon sistemin nervor qendror duke shkaktuar paralizë të muskujve, vështirësi në frymëmarrje dhe në rastin më të keq edhe vdekjen. 

Simptomat e raportuara përfshinin shikim të paqartë dhe të dyfishtë, vështirësi në gëlltitje, të folur të paqartë, vështirësi në frymëmarrje, lodhje dhe dobësi. 22 rastet ndodhën pasi gratë morën injeksione Botox nga njerëz të palicencuar ose të patrajnuar në vende që nuk ishin mjedise të kujdesit shëndetësor. 

Një profesor i kirurgjisë plastike në një Kolegj Universitar në Londër ka thënë për BBC: Nëse toksina botulinum prodhohet siç duhet dhe vjen nga një markë e mirë, përfundimi është i tillë që edhe nëse përhapet pak, nuk shkakton një sasi të madhe efektesh anësore. Doza është jashtëzakonisht e ulët. Kjo sasi e toksinës nuk mund t’u japë njerëzve botulizëm. Megjithatë, problemi që kemi pasur është se ka versione të dyshimta të falsifikuara në qarkullim. Ato janë prodhuar keq dhe nuk kontrollohen mirë. 

Shkencëtarët dhe ekspertët kanë vërejtur se injektimi i vazhdueshëm i Botox-it sjell paralizim të muskujve deri në mosfunksionim total të tyre, gjithashtu kjo më pas sjell në ndryshime të përhershme të mimikave të fytyrës apo ndryshime të zonave të tjera ku bëhet injektimi. 

Megjithatë, ka disa prova që përdorimi afatgjatë i Botox-it mund të ketë një ndikim psikologjik te pacientët. Në një studim të vitit 2023, Mitchell Brin, një neurolog në Universitetin e Kalifornisë dhe kolegët e tij skanuar e 10 grave para dhe pasi kishin marrë injeksione Botox. 

Gjatë imazhit funksional të rezonancës magnetike të trurit të tyre, u vu re se mimika e grave para Botox-it dhe pas tij kishin ndryshime për sa i përket përcjelljes së emocioneve. Kjo përputhet me gjetjet e disa studimeve të tjera, të cilat kanë treguar se marrja e injeksioneve Botox mund ta bëjë më të vështirë njohjen dhe përpunimin e emocioneve të të tjerëve. 

Ju sugjerojmë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Para
Foto/Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës  

Foto/Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës  

Video/40-vjeçarja shtanget kur shikon Eduart Danajn, momenti kur ish-bashkëshorti godet me thikë Enkeledën  

Video/40-vjeçarja shtanget kur shikon Eduart Danajn, momenti kur ish-bashkëshorti godet me thikë Enkeledën  

Megaoperacioni i SPAK/GJKKO 43 urdhër arreste, mes tyre vëllezërit Avdylaj dhe Duka

Megaoperacioni i SPAK/GJKKO 43 urdhër arreste, mes tyre vëllezërit Avdylaj dhe Duka

TE FUNDIT

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
8 Qershor, 2025

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com