Një gjykatë në Afrikë të Jugut, i ka dhënë një burri 37 dënime të përjetshme në burg, sepse i kishte dhunuar vajzat e shtatë miqve të tij.
Burri 51vjeçar ishte arrestuar para dy vitesh, kur ishte zënë duke dhunuar një vajzë të re, transmeton tg.
Ai shfrytëzonte miqësinë me prindërit e viktimave, që të zbulonte kohën kur ato janë vetëm në shtëpi.
Pasi i drogonte, i dhunonte seksualisht dhe e xhironte tërë procesin. Meqenëse akuzohet edhe për pornografi fëmijësh, gjykata e ka dënuar edhe me dhjetë vite tjera prapa hekurave.