Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përdhunoi vajzën me probleme mendore, si e gënjeu komshiu me karamele

2023/02/14 at 9:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Përdhunoi vajzën me probleme mendore, si e gënjeu komshiu me karamele

“Stop” shkoi në rrethinat e qytetit të Belshit, për një akuzë abuzimi me një vajzë 20-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.


Mamaja e vajzës, Valbona, tregon sesi vajza e saj i rrëfeu, se çfarë i kishte ndodhur me komshiun Ferit Hysa. Ky i fundit e kishte ngacmuar seksualisht dhe shenjat në gjoksin e vajzës ishin të dukshme.

“Nuk e prisja gjallë në botë se edhe i thashë në polici. Edhe goca të zhvishej, ti nuk pate kaq logjikë dilje i thoje një gruaje. Ose vije në darkë dhe thoshe bëni kujdes me gocën. Pse kështu? Ajo aq tru ka thashë. Goca ka 14 vjet që është këtu. Iher thoshte nuk e njoh, iher thoshte kam pyet e kujt është kjo gocë, iher thoshte e dija që ishte me probleme goca e Arbenit, njëherë thoshte e njihja. Nuk ka qenë thoshte, ka qenë një herë i kam dhënë karamele, e kam përzënë. Ku e dinte ajo dhomën?

Që të ndodhte kjo gjë nuk ma priste gjallë në botë mendja. Tha më ka ndodhur diçka shumë e keqe, por kam frikë ta tregoj. Dhe më tregon, shiko çfarë ka ndodhur dhe më ngriti rrobat lart. Çfarë të shikoja. Çfarë të shihja. Jam 43 vjeçe nuk kam parë asnjëherë në atë gjendje. Në moment që e pyeta kush t’i ka bërë, m’i ka bërë xhaxhi Feriti. Sikur nuk po më besohej. Është një komshi këtu afër, Ferit Hysa. E kemi komshi, por nuk është se kemi ndonjë marrëdhënie hyrje dalje. Shtëpia është larg 300 metra. Mendova të shkoja deri aty.

Si përhera që vajza hedh mbeturina, thotë një ditë më foli këtu, një ditë më dha një cep rrush, një ditë më tha për një karamele, pastaj e kishte futur në shtëpi. Më dha një gotë Amitë, ishin futur brenda, mbylli derën, më tregoi dhomat. Më kapi tek këmbët, jo po zhvishu. Po më tregonte në një mënyrë që edhe unë nuk po duroja dot. U çmenda në atë moment. M’i ka treguar vajza me detaje të gjitha. Hyra, më zhveshi, hoqi rrobat, më tha kështu, nuk dua t’i flas sepse ka bërë veprimet më të pista që ekzistojnë. Bile i ka thënë që këto gjëra i kam bërë edhe me vajzën time. Si mund t’i thuash një fëmije kur ti e di dhe ka jetuar, se mos e njihte hajd mo, por e dinte shumë mirë që vajza kishte probleme”, tha denoncuesja.

Më poshtë është dëshmia e 20-vjeçares me probleme të shëndetit mendor. Ajo tregon detaje nga brenda shtëpisë së komshiut, çka shton akoma më shumë dyshimet se si ka mundur ajo të hyjë brenda në shtëpinë e komshiut.

Vajza: E njoh se kush është. Ai është xhaxhi Feriti që e ka shtëpinë andej matanë, pas atyre dy shtëpive që i ndan.

Gazetari: Ku ia di shtëpinë ti xhaxhi Feritit?

Vajza: Ia di se kam qenë për herë të parë te Refati, Shfeqeti, Feriti. Më ka ftuar të hyj brenda në shtëpi.

Gazetari: Pse të ftoi?

Vajza: Më dha një karamele edhe më tha hajde shkojmë futemi brenda. Më tha mua ngjitemi lart, ishim bashkë, u ngjitëm lart, pastaj ai nxorri organin gjenitale. Fute brenda më thoshte mua. Unë qava.

Gazetari: Ato shenjat që kishe këtu përpara, kush ti bëri?

Vajza: Xhaxhi Feriti m’i ka bërë. Më kapi me forcë. Edhe tek këmbët bile.

Gazetari: Si t’i kapte këmbët?

Vajza: Me forcë. Unë isha e shtrirë në divan, kurse ai m’i kapi me forcë këmbët edhe më puthi në buzë, faqe dhe tek këmba.

Gazetari: Po rrobat t’i hoqi?

Vajza: Po vërtetë. Kisha fustan veshur, me rripa dhe më ka thënë, hiqi, hiqi.

Gazetari: I hoqe ti?

Vajza: M’i hoqi ai.

Gazetari: Ai u zhvesh?

Vajza: Po u zhvesh dhe më ka futur organin gjenital, por nuk them dot se është turp. Ishte vetëm se gruaja e tij ishte jashtë, ishte në Itali, jetonte atje.

Gazetari: Kush ta tha ty këtë?

Vajza: Xhaxhi Feriti. Ma tha mua me gojë të vet. Ma tha, gruaja ime ka ikur në Itali dhe ai ishte vetëm. E kam përzënë unë tha. E kishte përzënë ai.

“Stop” kontaktoi edhe të dyshuarin, Ferit Hysa, i cili është kontradiktor në atë, që thotë. Ai tregon disa versione të ndryshme.

Gazetari: Donim të të pyesnim dhe ty sepse je më në moshë, si qëndron e vërteta?

Ferit Hysa: Kam katër vjet që rri këtu. Kishte hyrë lart poshtë, kishte hapur komotë e nuses dhe çunave atje. Unë asgjë, ça bëra.

Gazetari: Ato shenjat në gjoks?

Ferit Hysa: Çka komshi lart atje, kur e gjeta tek dera e shtëpisë se lidha delen mbrapa andej.

Gazetari: Pse nuk u the prindërve?

Ferit Hysa: Unë nuk kam muhabet me ta…

Gazetari: Kur të hyn dikush në shtëpi vjen dhe thua.

Ferit Hysa: Nuk e di. Unë erdha piva kafe, lidha delen, lash paqetën, telefonin përjashtë. Ku e njoh unë atë, nuk e njoh fare.

Gazetari: Ti e ke pasur komshi…

Ferit Hysa: Nuk kam pasur kontakt fare me ata.

Gazetari: Kur e gjete brenda e kuptove që ishte vajza e Benit dhe Valbonës?

Ferit Hysa: Te dera, për të dalë. Nuk e njihja se e kujt vajzë është. Asgjë nuk i thashë. Çfarë do i thashë.

Gazetari: Ti e mohon që nuk ke kryer marrëdhënie me të?

Ferit Hysa: Fare, absolutisht, asnjë lloj gjëje.

Gazetari: Ju ishit vetë në shtëpi?

Ferit Hysa: Vetëm. Familjen e çova në Itali tek çuni, të mbajnë gocën. Ajo bredh ikën atje, erdhi tërë baltë. Unë nxorra delen.

Gazetari: Ajo thotë ti i ke dhënë karamele?

Ferit Hysa: Kam qenë me dëshmitar aty unë.

Gazetari: Me kë dëshmitar?

Ferit Hysa: Me kushëririn tim.

Gazetari: Ishte dhe kushëriri brenda?

Ferit Hysa: Ishte kushëriri për momentin që i kam dhënë karamele unë.

Gazetari: Sa herë ka qenë në shtëpi ajo?

Ferit Hysa: Një herë.

Gazetari: Ti një herë thua e gjeta me baltë nga delet, një herë ishte kushëriri.

Ferit Hysa: Ky e pa, veç kur erdhi në verandë, ne po pinim një teke raki, i hodha një karamele ashtu. Kaq ke nga unë.

Gazetari: Vajza ka probleme, por unë të isha në vendin tënd, një vajzë që më hyn 20-vjeçare me probleme mendore, e marr përdore e çoj tek prindërit…

Ferit Hysa: Nuk kam muhabet me prindërit e atyre se nuk më lidh puna mua o shoku, unë kam farefisin tim. Derisa nuk e kam numrin tënd të telefonin. Nuk merrem me ta mor zotëri se janë fis tjetër, unë jam Hysë.



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Denoncuan abuzimin seksual të vajzës, prokuroria nuk bën asnjë lëvizje

Denoncuan abuzimin seksual të vajzës, prokuroria nuk bën asnjë lëvizje

Lufta në Ukrainë, po i mbaron perëndimit municioni?

Lufta në Ukrainë, po i mbaron perëndimit municioni?

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 15 shkurt 2023
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com