Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përdhunoi e vrau 18-vjeçaren Marigona Osmani, burgim të përjetshëm për autorin

2023/08/04 at 12:30 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Përdhunoi e vrau 18-vjeçaren Marigona Osmani, burgim të përjetshëm për autorin

Gjykata Themelore e Ferizajt të premten, më 4 Gusht, e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit.


“Gjykata, të akuzuarit Dardan Krivaqa për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ i shqipton dënimin me burgim të përjetshëm”, tha gjyqtari Sahit Krasniqi duke e lexuar vendimin, i cili u prit me brohoritje e duartrokitje në sallë.

Ndërsa, i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, u dënua me 15 vjet burgim për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

Krivaqa dhe Sejdiu, megjithatë u liruan nga akuza e dhunimit, përkatësisht ndihmës në kryerjen e dhunimit, pasi sipas Gjykatës nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar një gjë të tillë.

Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 Gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Dy persona, tani të dënuarit Krivaqa e Sejdiu, e kishin dërguar trupin e pajetë të viktimës në emergjencën e qytetit dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.

Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, tha se familja është “e frustruar” lidhur me dënimin për të akuzuarin e dytë. Ai paralajmëroi ankesë, sepse, siç tha, edhe akuzuari i dytë meriton burgim të përjetshëm.

“Vrasja e Marigonës ka qenë vrasja më e rëndë në periudhën e pasluftës, sepse kronologjia e kësaj vrasjeje ka zgjatë 72 orë më herët se ajo të ndërrojë jetë”, tha ai.

“Me burgimin e përjetshëm [për Krivaqën] jemi plotësisht të lumtur, me të dytin [dënimin për Sejdiun] jo”, tha Remzi Osmani, xhaxhai i Marigonës.

Gjyqtari i rastit tha se për dënimin e Krivaqës është marrë parasysh edhe mosha shumë e re e Marigona Osmanit, e cila sapo kishte mbushur 18 vjet.

Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Gjyqtari Sahit Krasniqi, pas leximit të vendimit tha se Gjykata nuk gjeti rrethana lehtësuese për të akuzuarin Dritan Krivaqan, teksa renditi disa nga masat rënduese për të:

Si rrethana rënduese, Gjykata mori parasysh shkallën e lartë të përgjegjësisë penale, rrezikshmërisë shoqërore; intensitetin e lartë të dëmtimit të vlerës së mbrojtur – të drejtën për jetë, e cila garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Veprën penale i pandehuri e ka kryer me paramendim, nga motivi i xhelozisë ndaj anëtarit të ngushtë të familjes, tani të ndjerës Marigona Osmani, me të cilën ka bashkëjetuar.

Si rrethanë rënduese [Gjykata] ka marrë parasysh moshën e re të së ndjerës, e cila veç sa kishte arritur në moshën 18-vjeçare. Pastaj mënyrën dhe rrethanat se si është kryer vepra penale: në mënyrën më barbare me privimin gradual nga jeta në një ambient të mbyllur, në banesë, ku e ndjera ka qenë krejtësisht e pambrojtur.

“Nga kjo vepër penale janë shkaktuar pasoja të rënda në familjen e së ndjerës dhe është shkaktuar shqetësim i madh edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës”, deklaroi gjyqtari Krasniqi.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

Për çka u akuzuan Krivaqa dhe Sejdiu?

Ata janë akuzuar për një sërë veprash penale, përfshirë atë të dhunimit, ndihmës në kryerjen e dhunimit, si dhe vrasjes së rëndë në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, Sejdiu, me dashje kishte ndihmuar Krivaqën në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Ai u akuzua se, edhe pse ishte në dijeni se Krivaqa po kryente aktin e dhunimit, me dashje kishte marrë veprime në lehtësimin e kryerjes së kësaj vepre penale, si dhe vazhdimisht kishte vëzhguar nëse ndonjë banor është duke lëvizur aty pari.

Që të dy akuzoheshin, po ashtu, se kishin tentuar të fshehin gjurmët e krimit, duke u munduar t’i fshehin pamjet e kamerave të sigurisë.

Çfarë u kërkua në fjalën përfundimtare?

Në seancën e fundit gjyqësore për këtë rast, prokurori Valdet Avdiu kërkoi që Krivaqa dhe Sejdiu të dënohen sipas ligjit.

Gjatë kësaj seance të mbajtur më 1 gusht, prokurori Avdiu tha se “nga të gjitha provat, dëshmitarët e dëgjuar dhe video-incizimet, është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale si në aktakuzë”.

Ndërsa, avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, kishte kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit.

Rexhepi tha se të akuzuarve duhet t’iu jepet dënim maksimal në mënyrë që këto raste të mos përsëriten kurrë më në Kosovë.

Avokati mbrojtës i Dardan Krivaqës, Admir Salihu, kishte thënë se gjykata duhet t’i marrë parasysh të gjitha elementet dhe rrethanat, pasi siç ishte shprehur ai, “është provuar se vepra penale është kryer nën ndikimin e lëndëve narkotike”.

Vetë Krivaqa shprehu keqardhje për atë që ka ndodhur.

Paraprakisht Krivaqës, me kërkesë të avokatit mbrojtës, i ishte bërë një ekzaminim psikiatrik. Raporti i këtij ekzaminimi konstatoi se Krivaqa nuk ka ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore të karakterit psikotik.

Protesta para Gjykatës

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur një protestë para Gjykatës Themelore në Ferizaj, para se të shpallej aktgjykimi për këtë rast.

“Prej vendimit të sotëm presim dënim maksimal, pavarësisht se jemi goxha skeptik, duke u bazuar në atë që gjykatat në të kaluarën kanë treguar se japin vendime shumë të ulëta për kryerësit e veprave, sidomos kur bëhet fjalë për dhunën gjinore dhe dhunimet”, tha një pjesëtare e kësaj organizate. Protesta e mbajtur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Ferizaj 4 gusht 2023.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist tha, po ashtu, para organizimit, se nuk mund të harrohet “dhuna mizore”, që sipas organizatës, Krivaqa me ndihmën e Sejdiut, i shkaktuan Marigona Osmanit derisa ajo vdiq.

“Ne nuk mund të harrojmë që Marigona do të mund të ishte gjallë sot, nëse shteti do ta mbronte me kohë atë”, u tha në reagim.

Me gjithë provat e paraqitura, avokatët mbrojtës të Krivaqës dhe Sejdiut, kishin kërkuar hedhjen poshtë të aktakuzës. Por, gjyqtari i çështjes, Sahit Krasniqi, më 2 shtator të vitit 2022, refuzoi kërkesën dhe kundërshtimin e provave që u paraqitën nga ekipet mbrojtëse të të akuzuarve.

Sipas të dhënave, nga viti 2010 e deri më 2023, në Kosovë janë vrarë 50 gra.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.

Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Vrasja e fundit ka ndodhur më 30 nëntor të vitit të kaluar, kur një grua shtatzënë është qëlluar për vdekje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.

Autor i kësaj vrasjeje ishte partneri i saj me të cilin bashkëjetonte, i cili më pas vrau veten./REL

 



Ju sugjerojmë

‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..
Aktualitet

‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..

12 Korrik, 2025 1:57 pm
Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum
Aktualitet

Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

12 Korrik, 2025 1:39 pm
Akuzohet për financim të ISIS, GJKKO dënon me burg Muhamet Manollarin
Aktualitet

Trafik droge nga Amerika Latine, Gjykata e Posaçme lë në burg 7 të arrestuarit

12 Korrik, 2025 1:37 pm
Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..
Aktualitet

Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..

12 Korrik, 2025 1:22 pm
Rinis operacioni ndaj ndërtimeve pa leje në Theth/ Policia mbështet forcat e IKMT
Aktualitet

Rinis operacioni ndaj ndërtimeve pa leje në Theth/ Policia mbështet forcat e IKMT

12 Korrik, 2025 12:52 pm
Lirimi i hapësirave/ Rama: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve
Aktualitet

Lirimi i hapësirave/ Rama: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

12 Korrik, 2025 12:34 pm
Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…
Aktualitet

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…

12 Korrik, 2025 12:23 pm
DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”
Bota

DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

12 Korrik, 2025 12:02 pm
E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
Aktualitet

‘Çmendet’ 44 vjeçari futet në lokal me sëpatë e kanos dy shtetas, vihet në pranga

12 Korrik, 2025 11:35 am
Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend
Aktualitet

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

12 Korrik, 2025 11:22 am
Para
Berisha: Ata që fshehën pronarët e vërtetë të inceneratorëve duhet të ishin në qeli

Berisha: Ata që fshehën pronarët e vërtetë të inceneratorëve duhet të ishin në qeli

Inceneratorët/ Berisha: Rama ka zhvilluar takime fshehtas me prokurorë

Inceneratorët/ Berisha: Rama ka zhvilluar takime fshehtas me prokurorë

Koncesioni i sterilizimit/ Denaj: U pyeta për kohën kur isha drejtoreshë te Financat

Koncesioni i sterilizimit/ Denaj: U pyeta për kohën kur isha drejtoreshë te Financat
















TE FUNDIT

‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..

‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..
12 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar mbi situatën e ndodhur ditë e fundit në...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum
12 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Diplomati u gjet i pajetë në dhomën e...

Lexo më shumë

Trafik droge nga Amerika Latine, Gjykata e Posaçme lë në burg 7 të arrestuarit

Akuzohet për financim të ISIS, GJKKO dënon me burg Muhamet Manollarin
12 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot, më 12 korrik, masat e sigurimit “arrest në burg” për 7 të dyshuarit, që...

Lexo më shumë

Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..

Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..
12 Korrik, 2025

Policia e Tiranës ka kesuestruar mallra, konkretisht veshje sportive të dyshuara të kontrabanduara. Sipas policisë vlera totale e mallrave kap...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com