Përdhunimi i një 13 vjeçare ruse në Gjermani është kthyer në “mollë sherri” midis dy vëndeve.
Kremlini akuzon Gjermninë se nuk po thotë të vërtetën rreth ngjarjes vetëm për të mos cënuar politikat e tij të brendshme.
Studentja me emrin Lisa u shpall e humbur në 11 Jarar, por kur u kthye pas 30 orësh, tha se u dërgua në një apartament ku u dhunua seksualisht “nga meshkuj që flisnin një gjermanishte të çalë”.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se “Shpresojmë që mos të ketë përsëritje të historisë që i ka ndodhur Lizës sonë. Është plotësisht e qartë që ajo nuk është zhdukur vullnetarisht për 30 orë”.
Por, policia në Berlin ka mohuar një version të tillë, duke sqaruar se ajo nuk ishte e zhdukur dhe se çdo kontakt seksual ka qenë konsensual.