Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Perceptimi publik për korrupsionin, kryesojnë gjyqtarët dhe prokurorët

2019/10/29 at 8:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrau gruan me thikë, shqiptari dënohet përjetë

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike ka përfunduar një studim mbi perceptimin publik të korrupsionit, ku zbulohen disa gjetje shqetësuese mbi përhapjen dhe sofistikimin e tij.

Sipas studimit, 44,8 për qind e qytetarëve të anketuar pranuan se kanë patur presion dhe u është kërkuar rryshfet nga ana e zyrtarëve publikë për zgjidhjen e një problemi. Po ashtu, shkalla dhe renditja e institucioneve më të korruptuara ka mbetur e njëjtë me matjen e mëparshme të perceptimit publik ndaj korrupsionit.

Publiku sheh si grupet më pak të korruptuar mësuesit, gazetarët, mjekët, ndërsa treguesit dhe renditja e korrupsionit për zyrtarët ka mbetur thuajse i pandryshuar nga viti 2016, dhe ka vetëm një përmirësim të lehtë në këtë pikë.

“Grupet e perceptuara si më të korruptuara nga publiku vazhdojnë të mbeten gjyqtarët, prokurorët, nëpunësit e doganave dhe tatimeve, nëpunësit e administratës së drejtësisë, partitë politike dhe drejtuesit e tyre. Mbeten edhe këtë radhë e njëjta renditje; pra nuk ka një rikthim të besimit të publikut ndaj këtyre institucioneve, edhe pse reforma e shpallur me bujë pritet të japë frytet, po ndoshta është në fillimet e veta” – tha Zef Preçi, drejtues i Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe një nga autorët e studimit.

Studimi zbuloi gjithashtu se afro gjysma e qytetarëve të anketuar u shprehën që administrata i ka bërë presion për rryshfet në këmbim të shërbimeve publike. Po ashtu gjysma e të anketuarve pohuan se kanë dhënë rryshfet për të marrë shërbime publike, pra rezistenca ndaj presionit për korruptim është minimale.

Afro gjysma e qytetarëve të anketuar pohuan që ishin gati të bënin të njëjtat presione korruptive, nëse do të këmbenin vendet me zyrtarin publik, ndërsa vetëm 4 % deklarojnë se nuk do të përfshiheshin kurrë në një aferë korruptive. Ndërkaq mbi 20% e të anketuarve kanë ende shpresë në çrrënjosjen e korrupsionit.

“Janë më shumë se sa 1/5, ose 22% e të intervistuarve që deklarojnë me besim se korrupsioni do të mund të çrrënjoset. Ky është një tregues në krahasim me matjet e mëparshme dhe që jep shpresë se zbatimi i reformës në drejtësi, siç u mbështet fuqishëm nga SHBA dhe BE, është një mundësi e mirë që kjo dukuri të ndëshkohet” – tha zoti Preçi.

Studimi vëren gjithashtu se korrupsioni i vogël me dhurata nën dorë ia ka lënë vendin korrupsionit të lartë e të sofistikuar nëpër labirintin e kontratave të pakuptueshme dhe marrëveshjeve të fshehta.

“Mbetet për t’u parë vënia në funksionim e prokurorisë speciale si dhe të gjykatës së posaçme, që të kalohet nga fushatave e fjalëve në fushatën e veprave. Kjo është diçka që nuk mund t’i kërkohet llogari vetëm qeverisë. Qeveria demonstron vullnetin politik, por mbetet për t’u parë se në ç’masë ato institucione do të përmbushin funksionet e veta. Fillimi i funksionimit të këtyre institucioneve shënon fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë, por shënon në të njëjtën kohë edhe fillimin e ndarjse së pushteteve, për të cilën vendi ynë vuan shumë, sidomos gjatë dekadës së fundit” – tha zoti Preçi.

Studimi mbi perceptimin e korrupsionit nga opinioni publik është matja e pestë që nga viti 2001 në 3 elemente kryesore: presionit të administratës ndaj qytetarëve për korrupsion, realizimi i korrupsionit gjatë marrjes së shërbimeve publike dhe mbi shkallën e besimit, që ka publiku nëse korrupsioni mund të çrrënjoset./Opinion.al

Etiketa: gjyqtareperceptimprokuror

Ju sugjerojmë

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet
Bota

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet

8 Dhjetor, 2025 10:30 pm
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri
Bota

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri

8 Dhjetor, 2025 9:16 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Pse Zelensky nuk ka fuqinë të heqë dorë nga toka ukrainase?

8 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë
Kryesore

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

8 Dhjetor, 2025 8:20 pm
Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

8 Dhjetor, 2025 8:18 pm
Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit
Kryesore

Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit

8 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid
Bota

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid

8 Dhjetor, 2025 6:16 pm
U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia
Kronikë

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia

8 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
Kryesore

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

8 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

8 Dhjetor, 2025 1:01 pm
Para
Kandidatja amerikane për ambasadore: Kina është problem për Shqipërinë

Kandidatja amerikane për ambasadore: Kina është problem për Shqipërinë

Kamera e fshehtë/ 180 mijë lekë për të marrë gati punimin e diplomës

Kamera e fshehtë/ 180 mijë lekë për të marrë gati punimin e diplomës

Mini-Shengeni Ballkanik, Pendarovski: Pse jam kundër kësaj ideje

Mini-Shengeni Ballkanik, Pendarovski: Pse jam kundër kësaj ideje

TE FUNDIT

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet
8 Dhjetor, 2025

Shtetet anëtare të BE-së duan të rrisin presionin mbi azilkërkuesit e refuzuar dhe t'i bëjnë deportimet më efikase. Për këtë...

Lexo më shumë

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri
8 Dhjetor, 2025

Vala e zjarreve ka arritur kulmin në Australinë juglindore, duke përfshirë Uellsi e Ri Jugor dhe shtetin ishullor të Tasmanisë, ku...

Lexo më shumë

Pse Zelensky nuk ka fuqinë të heqë dorë nga toka ukrainase?

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
8 Dhjetor, 2025

Sipas shumë ukrainasve, territori nuk është vetëm pika e ndjeshme e bisedimeve Rusi-Ukrainë. Është gjithashtu diçka e pandryshuar në sistemin...

Lexo më shumë

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë
8 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar foltoren e kësaj jave të Partisë Demokratike, duke e krahasuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com