Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përballja me flakët,zjarrfikësi:Më mungon veshja mbrojtëse, kokorja, maska

2021/08/07 at 8:17 PM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarret në vend/Rama: Po punohet të mos përhapen në zonat e mbrojtura   

Zjarrfikësit e Vlorës të cilët prej më shumë se dy javësh po përballen me një situatë të pazakontë të zjarreve në zonë, shprehen se punojnë në kushte të vështira dhe as nuk janë paguar për orët shtesë. Ai shprehet se mungojnë mjetet bazë të punës, veshja e mbrojtjes personale, kokorja, maska, kundra-gazi.

“Kjo zonë është shumë e rrezikshme. Si për ne dhe për të gjithë se terreni është shumë i thyer, shkurret janë shumë të larta dhe temperatura e flakës nuk të lë të afrohesh”, ka thënë në një intervistë për mediat zjarrfikësi Luan Kapaj. Emri i tij u bë i njohur edhe për përfshirjen në operacionet e kërkimi-shpëtimit pas tërmetit të vitit 2019.

Zjarrfikësi tregon se puna për shuarjen e zjarreve është tepër e vështirë dhe mungojnë një pjesë e mirë e pajisjeve për kryerjen e saj.

“Puna jonë është shumë e vështirë sidomos këtë verë që temperaturat kanë bërë të mundur favorizimin e këtyre zjarreve e megjithatë nga përvoja që kemi ia kemi dalë ta përballojmë mirë të gjithë këtë situatë. Duke parë terrenin e vështirë në këtë zonë e kemi pasur të vështirë pasi pylli i lartë, shkurret e dendura dhe terreni i thepisur e ka bërë të vështirë të përballesh me këtë situate dhe duhet të kesh guxim, forcë dhe të dish si ta fillosh punën dhe ja kemi dalë.

Fatkeqësisht edhe nëse ngremë zërin për ndonjë pajisje apo mjet nuk kërkojmë luks. Ne kërkojmë mjete të domosdoshme, pajisje minimale dhe veshje mbrojtëse personale që të kryejmë punën që na ngarkon ligji që të futemi në zonën e rrezikut dhe jo ta shohim atë nga larg. Nëse do të kemi veshjet dhe mjetet e duhura do t’i afrohemi sa më shumë zjarrit për ta shuara atë. Mua sot më mungon veshja e mbrojtjes personale, kokorja, maska, veshja, kundra-gaz, nëse unë nuk mbrojt dot veten nuk shpëtoj dot jetë”, tha Kapaj.

Ndërsa foli lidhur me çeshtjen e pagesave të vonuara, ai tha se kanë marrë vetëm 40 orë, nga shumë të tilla.

“Sipas ligjit duhet të punojmë 174 orë dhe për këtë periudhë kemi marrë urdhrin për gatishmërinë duke punuar mbi këtë norme. Sipas ligjit ne kemi marrë 40 orët shtesë dhe pjesa tjetër na u premtua të na jepet në muajt në vijim. Flasim për shumë orë shtesë që janë të llogaritur sipas librit të regjistrit në strukturat e zjarrfikëses. Ne nuk na mungon guximi, por që ta bësh tamam punën duhet të jesh i mbrojtur dhe jo të lihemi në mëshirë të fatit. Premtimi ishte që do na jepen orët shtesë sipas rregullave në muajt në vazhdim”, tha zjarrfikësi.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli siguroi se zjarrëfikësit do të paguhen për çdo orë që shërbejnë. Sipas legjislacionit, bashkitë duhet që të paguajnë punonjësit e zjarrëfikëses 25% më shumë për çdo orë pune shtesë gjatë javës, dhe 50% për çdo orë pune gjatë ditëve të pushimit dhe po kaq nëse kanë punuar gjatë natës./Opinion.al

Etiketa: PAGESAveshjetzjarrfikesit

Ju sugjerojmë

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Para
Pse po sulmohet Bregoviç në ardhjen e dytë në Shqipëri?

Pse po sulmohet Bregoviç në ardhjen e dytë në Shqipëri?

Ulen ndjeshëm të infektuarit nga COVID-19 në Itali

Covid në Itali/6902 raste të reja, 22 viktima

Artan Lame- drejtuesve: Nuk jeni në këto poste se keni çliruar Shqipërinë

Lame: Ta heqin mendjen, nuk ka legalizime në toka të djegura

TE FUNDIT

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
10 Janar, 2026

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, ka bërë thirrje për veprime më masive gjatë fundjavës pas gati...

Lexo më shumë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
10 Janar, 2026

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e...

Lexo më shumë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
10 Janar, 2026

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e...

Lexo më shumë

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
10 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com