Në prag të ndeshjes me Çekinë, trajneri i Kombëtares Shqiptare u shfaq optimist përpara gazetarëve dhe vlerësoi kundërshtarët si një ekip shumë i fortë.
Braziliani Sylvinho u shpreh se e ka zgjedhur tashmë 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës dhe deklaroi se ndeshja e nesërme e vlefshme për Nations League është përgatitur për fitore.
“Shiko, ne ke mi një sfidë të rëndësishme nesër, luajmë kundër një skuadre të fortë, fizike, me lojtarë shumë të mirë. Kanë një skuadër të mirë, një sulmues si Cerni. Askush nuk përgatit një ndeshje për të barazuar apo për të humbur. Ne jemi të përgatitur. Kemi bërë 3 ditë stërvitje të mira dhe e dime që kemi një skuadër të fortë. E dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë nesër dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Nuk ka më kohë për të humbur. Kemi kaluar 10 ditë shumë të mira së bashku”, tha Sylvinho.