Këto këshilla do t’i ndihmojnë vajzat e turpshme që të tejkalojnë emocionet:
1. Përsoseni të folurin
Mos lejoni që idetë tuaja të tingëllojnë si pyetje. Kur drejtoheni, jini të prera, mos flisni si “mace të lënduara”, sepse kur jeni të pasigurta, s’do të arrini gjë. Për të ushtruar fjalim autoritar, blini diktofon dhe ushtroni në shtëpi.
2. Përmbajuni shifrave, jo mbiemrave
Personave introvertë nuk u pëlqen të lëvduarit e tepërt, por nëse shefi juaj s’e vëren potencialin, punën dhe rezultatet tuaja dhe nëse këto s’i imponohen, e pati puna juaj. Megjithatë, ekziston mënyra që arritjet tuaja t’i paraqisni në mënyrë të pranueshme. Kur ju pyesin se a do ta kryeni punën me kohë, përgjigjuni se do ta bëni dy orë më herët.
3. Drejtojuni shefit për ndihmë
Kërkoni ndihmë nga shefi me butësi, p.sh: A ka ndonjë mënyrë më të mirë ta kryejmë këtë punë? Kështu s’do të keni nevojë të flisni para të gjithëve, që do të ndikojë në shtendosjen e atmosferës.
4. Investoni në dukje
Dukja juaj flet për ju para se ta hapni gojën. Për këtë investoni në gardërobën tuaj, që t’i tregoni shefit se mendoni për punë. Shmanguni ngjyrave të mbyllura, të hirtës dhe kafes. Zgjidhni ngjyra më atraktive, të buta dhe të hareshme