Real Madrid është fitues i Kupës së Botës për Klube për herë të pestë në historinë e tij, pas ndeshjes spektakolare të fituar me rezultatin 5-3 kundër Al Hilal. Ishin dy gola të Vinicius (13′, 69′) dy gola të Valverde (18′, 58′) si dhe goli i Benzema (54′) që dhuruan fitoren për skuadrën e Ancelotit, ndërkohë që për sauditët realizoi Marega (26′) dhe Vietto me dygolësh (63′, 79′)./Opinion.al