Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për shqiptarët kjo është dekada e sëmundjeve, depresionit e kequshqyerjes

2019/02/03 at 9:35 AM
në Aktualitet, Kryesore, ZZinstant
Kohë leximi: 3 min
A A
Për shqiptarët kjo është dekada e sëmundjeve, depresionit e kequshqyerjes

Në dekadën e fundit, shëndeti i shqiptarëve dhe stili i jetesës është përkeqësuar në drejtim të sëmundjeve jo të transmetueshme.


“Monitor” shkruan se periudha e tranzicionit ka ndikuar negativisht te shëndeti i popullatës për disa sëmundje si kanceri, ato kardiovaskulare dhe shëndeti mendor, prevalencat e të cilave po rriten vit pas viti, për shkak të regjimeve ushqimore të gabuara, mungesës së aktivitetit fizik dhe urbanizimit me shpejtësi të vendit.

Vitin e kaluar, 1 në 5 femra dhe 1 në 6 meshkuj të moshës 15-59 vjeç raportuan se ishin diagnostikuar me të paktën një sëmundje jo të transmetueshme (hipertensioni, neoplazma, diabeti e etj), sipas gjetjeve të anketës të përbashkët të Institutit të Shëndetit Publik dhe INSTAT për “Demografinë dhe Shëndetin” të zhvilluar në vitin 2018 te 15800 persona. Studimi i thelluar mbi gjendjen shëndetësore të popullatës evidentoi se sëmundshmëria në vendin tonë është e nëndiagnostikuar sidomos për sëmundjet kardiovaskulare dhe depresionin.

Prevalenca e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit në vend është duke u rritur. Në vitin 2017 ato ishin përgjegjëse për 70% të vdekjeve në vend sipas të dhënave zyrtare, ndërsa në vitin 2008, këto sëmundje ishin përgjegjëse për 52% të jetëve të humbura. Trendi i hipertensionit në Shqipëri është përkeqësuar për meshkujt dhe femrat në 10 vitet e fundit. Sipas anketës së vitit 2018, prevalenca e hipertensionit është 24.3% për femrat kundrejt 20% më 2008, për meshkujt është rritur me rreth 10 pikë përqindje në raport me 2008. Qarku i Fierit ka numrin më të madh të meshkujve me hipertension.

Anketa gjeti një gjendje të rënduar të shëndetit mendor. Rreth 70 për qind anketuarve gra dhe 57% e burrave pohuan se kanë kaluar një përvojë depresioni gjatë dy javëve para studimit. Nga këto 13% e grave dhe 18 meshkujve të moshës 15-59 vjeç ishin shumë depresiv dy javë para sondazhit.

Krahasim me të dhënat e 2018-s për shëndetin e popullatës tregon se obeziteti është rritur më tej për femrat. Përqindja e meshkujve mbipeshë ose obezë ishte 53% në vitin 2018, e njëjtë si në vitin 2008, ndërsa përqindja e femrave mbipeshë ose obezë është rritur nga 39% në 2008 në 45% në vitin 2018.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se, sfida e kohës është të zvogëlohen faktorët e rrezikut që lidhen kryesisht me ushqyerjen, dietën dhe aktivitetin fizik, duke u kushtuar vëmendje të veçantë vajzave dhe grave, teksa është vënë re rënie e lehtë e konsumit të duhanit dhe alkoolit. Studimi për shëndetin e popullatës evidentoi se shqiptarët nuk janë konsumatorë të rregullt të frutave dhe perimeve dhe nuk ushtrojnë aktivitet fizik.

Anketa e udhëhequr nga Instituti i Shëndetit Publik dhe INSTAT te 15,800 persona në vitin 2018 gjeti se:

-Hipertensioni i matur:

24% e femrave dhe 38% e meshkujve të moshës 15-49 vjeç kishin hipertension në momentin matjes.

-Hipertensioni i matur dhe i diagnostikuar:

Vetëm 1 në 4 femra dhe 1 në 5 meshkuj të moshës 15-49 vjeç kanë qenë më parë të diagnostikuar me hipertension.

–Paaftësitë kronike të vetëraportuara:

Prevalenca e vetëraportuar paaftësi kronike është 3% dhe 2%, përkatësisht për femrat dhe meshkujt e moshës 15-59 vjeç.

-Përparimi i statusit shëndetësor:

Shumica e femrave dhe meshkujve të moshës 15-59 vjeç nuk perceptojnë asnjë ndryshim në shëndetin e tyre gjatë 12 muajvr para studimit (përkatësisht 62% dhe 68%).

-Njohuritë mbi kancerin

Më pak se 1 në 10 femra të moshës 15-59 vjeç nuk kanë dëgjuar për mamografinë dhe Pap Testin.

-Përvoja e fundit e depresionit:

13% e femrave dhe 18% e meshkujve të moshës 15-59 vjeç raportuan se ishin në depresion gjatë gjithë kohës dy javë para sondazhit, ndërsa rreth 50% kanë raportuar se kanë përjetuar depresion në jetën e tyre.

Depresioni i diagnostikuar:

Vetëm 2.1% e femrave dhe 4.2% e meshkujve të moshës 15-59 vjeç kanë raportuar se janë diagnostikuar me depresion

 

Etiketa: depresionkequshqyerjemungese aktiviteti


Ju sugjerojmë

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
Kryesore

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 5:59 pm
Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

16 Nëntor, 2025 1:09 pm
Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
Kronikë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

16 Nëntor, 2025 1:02 pm
Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
Kronikë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

16 Nëntor, 2025 12:40 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
PD humbi në 5 bashki, Berisha: Faktoi se Rama nuk bën zgjedhje
Kryesore

PD humbi në 5 bashki, Berisha: Faktoi se Rama nuk bën zgjedhje

15 Nëntor, 2025 3:26 pm
Para
Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i Rexhep Rrajës

Lajm i fundit/ Grabitet një supermarket pranë "Zogut të Zi"

Ndodh në Itali, e moshuara mashtron karabinierët sepse ishte e vetmuar: Ejani se ka hajdutë

Itali, kapet në flagrancë shqiptari, tentoi të vidhte makinën me kaçavidë

Më në fund vogëlushja Ajka “u shfaq” në Instagramin e Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj së shpejti me këngën e parë pas lindjes, zbuloni detajet
















TE FUNDIT

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
16 Nëntor, 2025

Shqipëria përballet sot me Anglinë në orën 18.00 në stadium “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Kuqezinjtë kanë...

Lexo më shumë

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
16 Nëntor, 2025

Sikurse është njoftuar, Partia Demokratike do të mbajë të hënën potestën e saj, të cilën përmes një postim në Facebook,...

Lexo më shumë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
16 Nëntor, 2025

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli në një lokal në Kamzë....

Lexo më shumë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
16 Nëntor, 2025

Interpol Tirana ka njoftuar ekstradimin nga Italia të një 31-vjeçari, i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Klajdi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com