Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Për shkak të presionit të madh politik, Shullazi vështirë të dënohet”

2016/04/18 at 6:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja çfarë ndodhi më Emiljano Shullazin 24 orët e fundit

Drejtuesi i emisionit “Xhungël”, Artan Hoxha bëri të ditura detajet që çuan në ndalimin e Emiljano Shullazit, kushëririt Blerim Shullazi dhe shokut të tij Gilmando Dani. Sipas Hoxhës është shumë e vështirë të provohet fajësia e Shullazit, pasi kjo nuk është hera e parë që ai ndodhet në një situatë të tillë.


“Për shkak të presionit shumë të madh politik, e për shkak të konfliktit prokurori-polici sa do jetë në gjendje gjykata të japë një vendim të drejtë. Është shumë e vështirë të provohet fajësia e Shullazit dhe dy personave të jerm. Në të njëjtën situatë ai ka qenë shumë herë dhe ose ka marrë dënim minimal ose ka dalë i pafajshëm.”- deklaroi Hoxha në rubrikën “Opinion” në “News24”.

Sipas Hoxhës, prokuroria hetoi lidhur me Shullazin, duke e mbajtur jashtë policinë, pasi kishte dyshime se mund të kishte rrjedhje informacioni.

Lidhur me skenarin e kërcënimit të dy akademikëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule, Artan Hoxha tha se policia nuk kishte asnjë dijeni, deri kur ish-kryeministri Berisha denoncoi publikisht Shullazin.

“Shullazi është një emër që është në kronikat e gazetave televizioneve prej më shumë se një dekade, edhe për ngjarjet ku është përfshirë, vazhdimisht ai i ka shpëtuar zinxhirit të drejtësisë në vend. Është arrestuar dhe liruar nga burgu edhe kur ka qenë PS në pushet dhe kur ka qenë PD.

Ka qenë herë me njërën palë dhe herë me palën tjetër, për të mos thënë që ka qenë me forcën që është në pushtet, për t’i krijuar vetes një lloj imuniteti. Gjithçka duket se ka nisur nga një deklaratë që ka bërë ish-kryeministri Berisha për denoncimin e dy akademikëve. Forcat e policisë nuk kanë patur dijeni deri në momentin që është bërë denoncimi nga Berisha.

Nga të dhënat e siguruara në rrugë operative rezulton se kandidati për rektor, Myhyr Koni sapo kishte lënë punën, po shkonte në banesën e tij që ndodhet pranë Universitetit të Shkencave të Natyrës. Ka qenë duke ecur në këmbë. Ai kujton se e ka ndaluar një Benz, ku ishin disa djem që i kanë kërkuar të hipte në makinë. Njeri nga djemtë i ka dhënë jam Emiljano Shullazi dhe kërkoj që të tërhiqesh nga gara. Ai është larguar me premtimin se do tërhiqej nga gara.

Më pas ai ka qëndruar i izoluar në shtëpi. Ka komunikuar me rektorin në detyrë Dhori Kule, të cilit i ka komunikuar se ndodhet në një situatë të tillë dhe do jepte dorëheqjen. Zoti kule i ka thënë nuk duhet të japësh dorëheqjen. Por edhe rektorit Kule i ka prerë rrugën një autoveturë, që i njëjti person i ka thënë jam filani mos e pengo për të dhënë dorëheqjen kandidati Myhyr Koni.

Nga ky moment nuk dihet se si është njoftuar Berisha mbi këtë skenar. Policia i ka dhënë mbrojtje myhyr konit dhe të njëjtën gjë ka bërë për rektorin kule dhe të dyve u është kërkuar të bëjnë deklarime lidhur me këtë ngjarje. Kjo ka krijuar problematikën tjetër. Kur janë thirrur në polici si kandidati për rektor ashtu dhe rektori nuk kanë identifikuar konkretisht se personi që u ka kërkuar të heqin dorë nga gara është Shullazi.

Kandidati për rektor ka thënë po më kanë ndaluar, dhe më kanë kërkuar të heq dorë nga gara. Ka thënë e njoh Shullazin si imazh por nuk e identifikoj dot nëse ka qenë ai. Pak a shumë të njëjtën gjë ka thënë edhe zoti Kule. Për këtë arsye policia ka shoqëruar, Emiljano Shullazin, kushëririn e tij Blerim Shullazi dhe Gilmando Danin. Për këtë rast Shullazi ka thënë nuk kam dijeni për këtë ngjarje.

Diku rreth orës 24:00 një oficer i policisë gjyqësore i krimeve të rënda i kërkon Drejtorisë së Policisë ekzekutimin e tre urdhër ndalimeve, prokuroria thotë se i ka hetuar, duke mbajtur jashtë policinë, pasi dyshonte se mund të kishte rrjedhje informacioni. Rasti i parë është kërcënimi i biznesmenit Jani Zaka për një garazh në tiranë. Rasti i dytë ka të bëjë me gjobëvënie të një biznesmeni kafeje në Durrës, rasti i tretë ka të bëjë me ish-Vollgën në Durrës.

Është një rast që ka patur një konflikt të vazhdueshëm. Fillimisht ajo pronë është shitur për rreth 800 mijë dollarë. Më mbrapa ka lindur problemi se një grup personash kanë tentuar ta marrin nga pronari ta marrin mbi veten. Në fakt kjo pronë është aktualisht pronë e pronarëve të vërtetë dhe 30% është pronë e Emiljano Shullazit. Dhe kjo pronë është e dhuruar”- deklaroi Hoxha./Panorama



Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Kryen veprime të turpshme me 12-vjeçaren, nis hetimi për dy adoleshentët

30 Maj, 2025 3:11 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Përndoqi 24 vjeçaren dhe dogji kabinën elektrike të një pallati, arrestohet i riu

30 Maj, 2025 2:52 pm
Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in
Aktualitet

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë trafikantët

30 Maj, 2025 2:46 pm
Ngrohja globale rrafshoi fshatin në Zvicër, detajet që japin ekspertët
Bota

Ngrohja globale rrafshoi fshatin në Zvicër, detajet që japin ekspertët

30 Maj, 2025 2:31 pm
Akuzat e Rusisë se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia: Do t’i hetojmë
Rajoni

Akuzat e Rusisë se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia: Do t’i hetojmë

30 Maj, 2025 2:25 pm
Bulqizë/ Incident në një minierë, plagoset një 40-vjeçar
Aktualitet

Bulqizë/ Incident në një minierë, plagoset një 40-vjeçar

30 Maj, 2025 2:21 pm
Zyrtare/ Allegri rikthehet tek Milani, Igli Tare mbyll bisedimet në kohë rekord
Sport

Zyrtare/ Allegri rikthehet tek Milani, Igli Tare mbyll bisedimet në kohë rekord

30 Maj, 2025 2:03 pm
Rritet hapësira publike në plazhe
Aktualitet

Rritet hapësira publike në plazhe

30 Maj, 2025 2:02 pm
Carbone: DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare për të…
Aktualitet

Carbone: DIA do të trajnojë oficerët e Policisë shqiptare për të…

30 Maj, 2025 1:44 pm
Ish-shefi i CIA zbulon shtetin evropian të radhës që Rusia do të sulmojë
Bota

Ish-shefi i CIA zbulon shtetin evropian të radhës që Rusia do të sulmojë

30 Maj, 2025 1:43 pm
Para
Zjarr në apartament, gruaja hidhet nga kati 3 vetëm me të brendshme

Zjarr në apartament, gruaja hidhet nga kati 3 vetëm me të brendshme

Ndodhi/ Nataly zbulon fotot në “shtrat” me Ronaldon

Ndodhi/ Nataly zbulon fotot në “shtrat” me Ronaldon

Berisha: Shullazi zhdëpi Gjushin e bashkisë 

Zbulohen 2 gjobëvënie të tjera të Shullazit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryen veprime të turpshme me 12-vjeçaren, nis hetimi për dy adoleshentët

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
30 Maj, 2025

Një 12-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga dy adoleshentë në Elbasan. Sipas uniformave blu dyshohet se dy 14-vjeçarët kanë kryer veprime...

Lexo më shumë

Përndoqi 24 vjeçaren dhe dogji kabinën elektrike të një pallati, arrestohet i riu

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
30 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28 vjeçar i cili ka përndjekur deri në pallatin e saj një 24 vjeçare....

Lexo më shumë

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë trafikantët

Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in
30 Maj, 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka deklaruar se duan të parandalojnë emigrimin masiv, pasi shërben si shtysë për trafikimin...

Lexo më shumë

Ngrohja globale rrafshoi fshatin në Zvicër, detajet që japin ekspertët

Ngrohja globale rrafshoi fshatin në Zvicër, detajet që japin ekspertët
30 Maj, 2025

Për shkencëtarët, ndryshimi i klimës mund të jetë një ndër faktorët, pasi fshati zviceran Blatten u rrafshua pjesërisht pas rënies...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com