Lyndon Hermyle LaRouche, aktivist politik dhe tetë herë kandidat presidencial 1976 dhe 2004 ka bërë një deklaratë shokuese ndaj popullit amerikan.
Sipas tij, i gjithë planeti do të rrezikohet nga shkatërrimi në një luftë termo-nukleare nëse vendi nuk mobilizohet për ta rrëzuar presidentin Obama gjatë javëve në vazhdim.
LaRouche thekson se, duke u nisur nga historia e Obama-s së krimeve kundër kushtetutës së SHBA-së, si dhe nga krimet e tij të tjera kundër njerëzimit, nuk ka zgjidhje tjetër veç rrëzimit të tij nga pushteti.
“Të rrëzohet krimineli nga Shtëpia e Bardhë, ose mund të përshëndetemi me botën, planetin tonë”, ka thënë ai.