Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për lotët e fëmijëve dje në Marsejë!

2016/06/16 at 7:48 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Për lotët e fëmijëve dje në Marsejë!

Nga Blendi Fevziu –


I pashë të qanin në dyert e daljes së Velodromit në Marsejë! Veshur me fanelën e ekipit kombëtar dhe me fytyrën pikturuar kuq e zi. Shumica mbanin në duar flamuj dhe shalle dhe përsërisnin me zërin fëmijënor thirrjet e më të rriturve: o sa mirë me qenë shqiptar, oe oe! Vinin nga gjithë viset e botës ku jetojnë e po kaq nga Shqipëria. Qanin me lot të vërtetë, të sinqertë dhe pyesnin prindërit e tyre se përse nuk kemi fat, përse humbim gjithnjë dhe humbim në fund. Ndër gjithë dhimbjet, ajo e fëmijëve është me e trishtuara. Ata e përjetojnë më fort dhe më me sinqeritet. Ndaj doja të shkruaja diçka për ta. Duke e krahasuar fëmijërinë e tyre me timen dhe të përbashkëtën që kemi me futbollin dhe ekipin kombëtar. Shpresoj që prindërit mund t’ju kujtojnë diçka nga kjo histori.

Kur isha fëmijë futbolli ishte gjithçka. Ai ishte gëzimi dhe hidhërimi ynë. Kur isha fëmijë ekipi ynë kombëtar luante aq rrallë. Një 10 vjet rresht nuk bëri asnjë ndeshje ndërkombëtare. Qeveria vendosi që ai mos merrte pjesë në asnjë aktivitet ndërkombëtar se rrihej me shumë gola. Një ditë e ktheu vendimin e saj. Isha fare i vogël. Atëherë në katër – pesë vitet e shkollës fillote bëri disa ndeshje. Mbase një në vit. Më kujtohet fare mirë ajo kohë.

Kur isha fëmijë, në pesë vjet nuk fituam asnjë ndeshje. U mundëm 8 me 0 me Gjermaninë; 5 me 0 me Austrinë, u mundëm me Finlandën e Bullgarinë. Kur luanim këtu, shpresa e vetme ishte të mos pësonim shumë gola. Humbja 1 apo 2 me 0 ishte lumturi për ne. Jetonim gjatë me atë ndeshje dhe nuk e dinim kur vinte tjetra.

Kur luanin jashtë, rezultati na vinte edhe me 48 orë vonesë. Kur Gjermania na mundi 8 me 0 për ditë me rradhe nuk u dha asnjë njoftim. Pastaj gazeta Sporti Popullor, botoi një artikull kritik. Pa dhënë as rezultatin. Atëherë për Shqipërinë flitej rrallë dhe asnjëherë seriozisht.

Kur isha fëmijë nuk gjeja dot kurrë biletë për në stadium. Ata që vinin në shkallëyt e tij nuk kishin kurrë një fanelë kuq e zi. Nuk ekzistonte një e tillë; nuk kishte parrulla, as flamuj, as fytyra të lyera me bojë. Të gjitha këto ishin shfaqje të huaja dhe biletat shpesh ju jepeshin atyre që ishin të zot në punë dhe kishin raporte të mira politike edhe nëse nuk kishin parë kurrë një ndeshje në jetë.

Kur isha fëmijë, nuk na jepnin thuajse kurrë ndonjë ndeshje nga jashtë. E para ishte në 1983 me Gjermaninë. Hera e parë që u ndjeva krenar. Sepse humbëm vetëm 2 me 1. Dhe për atë ndeshje folëm gjatë. Por në stadium nuk kishte asnjë tifoz shqiptar. Shqiptarët nuk lejoheshin të udhëtonin jashtë. Dhe as mund të blinin një biletë me të ardhurat e tyre. Më vonën, nuk kishin viza që të ndiqnin ekipin kombëtar, ndërsa dje në Marsejë ishim 15 mijë; në Lens 23 mijë.

Kur isha fëmijë, sa herë dilnin jashtë, futbollistët ktheheshin me histori për blerjet në treg dhe kontrabandën e dollarëve. Lodheshin shumë të blinin diçka nga jashtë për familjet e tyre sepse nuk i dihej nëse do kishin më tjetër mundësi të dilnin edhe një herë nga Shqipëria. Ndeshja ishte më shumë se sa një garë, një mundësi për të udhëtuar jashtë.

Fëmijëria ime ka qenë e mbushur me dhimbjen e humbjeve. Atëherë ishim gjithnjë të fundit në grup, ndërsa sot jemi në Finalet e Europianit. Jo kur isha unë fëmijë, por edhe ca vjet më parë as e mendonim që një ditë do kualifikoheshim; nuk e mendonim kurrë që në mes të Marsejës, kundër njërit prej ekipeve më të rëndësishme të botës dhe në prani të tifozëve të tij do luanim më shumë se sa të barabartë, madje dukshëm superiorë; nuk e mendonim kurrë që gjithë mediat botërore do duartrokisnin në unison ekipin kuq e zi!

Kur unë isha fëmijë, femrat thuajse nuk shkelnin në stadium. Dje në Marsejë, ca ditë më parë në Lens e kudo, shqiptaret zunë faqet e para të shtypit. Të bukura, të qeshura, të edukuara dhe padyshim mbresëlënëse ato ndryshuan imazhin që bota ka për Shqipërinë. Siç e ndryshuan tifozët e jashtëzakonshëm shqiptarë dje dhe të shtunën. Ardhur nga gjithë bota, me një entusiazëm mbresëlënës dhe një sjellje që kontrastoi me shumë ngafansët e tjerë në Europian.

Ishte një shqipëri e bukur ajo dje. Në fushë dhe jashtë fushe. Në Velodrom dhe në rrugët e Marsejës. Pak rëndësi ka humbja. Kemi humbur kaq shumë në historinë tonë sa një më tepër s’ka asnjë rëndësi. Kjo ishte një humbje e fituar. Madje fitorja jonë më e madhe. Ndaj, doja t’ju thoja atë që prindërit ju thoshin dje ndërsa ju fshinin lotët: do fitojmë ndeshjet e tjera, sepse ndryshe nga dikur, ne dimë të jemi sot fitues. Mos e humbisni kurrë besimin tek ekipi juaj kuq e zi. Sot dhe në vitet që vijnë. Ai është krenaria jua, dhe ju jeni krenaria e tij!

Blendi Fevziu

 



Ju sugjerojmë

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump shton tensionet:E dimë ku fshihet lideri i Iranit, s’do ta vrasim për momentin

17 Qershor, 2025 8:00 pm
Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025
Aktualitet

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

17 Qershor, 2025 7:37 pm
Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

17 Qershor, 2025 7:35 pm
Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro
Rajoni

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Bota

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar
Aktualitet

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar

17 Qershor, 2025 6:46 pm
Para
Befason Kukeli: Rumunët janë…

Befason Kukeli: Rumunët janë…

Foto+18/ Kim ngacmon fantazitë e meshkujve: Nudo në shtrat

Foto+18/ Kim ngacmon fantazitë e meshkujve: Nudo në shtrat

Video/ Irlanda e Veriut merr pikët e para në Euro 2016, mposhti Ukrainën

Video/ Irlanda e Veriut merr pikët e para në Euro 2016, mposhti Ukrainën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
17 Qershor, 2025

Pas një pune të pandërprerë të forcave, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan....

Lexo më shumë

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
17 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, teksa ka...

Lexo më shumë

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
17 Qershor, 2025

Turizmi në Shqipëri njeh rritje jo vetëm në shifrat e turistëve që e vizitojnë nga viti në vit, por edhe...

Lexo më shumë

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
17 Qershor, 2025

Berlini, kryeqyteti i Gjermanisë, përkujtoi 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953, në të cilën më shumë se një milion vetë u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com