Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për kë u arrestua Shukriu?!!

2016/05/16 at 10:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Për kë u arrestua Shukriu?!!

Nga Dritan Laci

Në një vend të mbushur me korrupsion, vrasje, grabitje, ku bosët e drogës arratisen në hundën dhe dijeninë e shtetit, dhe ku askush dhe askujt nuk i hyn gjemb në këmbë, ja ku papritur sonte na u gjet edhe një mish për top i cili duhet të marrë përsipër të gjithë barrën e pisllëqëve që kanë mbuluar këtë vend.

Dhe ky quhet Shukriu. Po po Shukriu i Dibrës? Dhe e dini pse?

Sepse Shukriu pranoi që kishte bërë atë që s’duhet të bënte.

Po po pikërisht për këtë faj Shukriu do të qëndrojë me vendim të Prokurorisë pas hekurave me akuzën korrupsion pasiv dhe kërkim të favoreve seksuale në këmbim të një vendi pune.

Po sa e sa ka si Shukriu jashtë hekurave në këtë vend ku vidhen miliarda.

Ku çdo ditë që lind nuk ngryset pa një megaskandal.

Ku politikanët shajnë njëri-tjetri ditën ditën për diell nga nëna e motra si të korruptuar nga e hëna e parë e vitit deri në të fundit, 365 ditë të vitit.

Ku kriminelët lëvizin lirshëm dhe arrijnë deri aty sa të kërcënojnë edhe akademikët.

Ku bosët e drogës dhe vrasësit sa herë që shpallen ndërkombtarisht në kërkim e gjejnë TIMS-in të fikur.

Ku administrata është e mbushur me mitomanë që fryjnë plëncin me para të zhgrrapura pameritërisht nga xhepat e taksapaguesve dhe askush nuk i dërgon në burg.

Ku dy fëmijë, dy ëngjëj, humbasin jetën pasi një megaaferë korruptive shkon edhe u sharron trafikndarësen sepse ai që ka karburantin ka djalin shef kabinetin. Djali shef kabineti ka babain ish-deputet. Babai ish-deputet ka mik ministrin.

Ku ministri që duhet të ketë përgjegjësinë minimale të distancohet nga ky skandal që lidhet pikërisht me punën e ministrisë së tij, nuk denjon qoftë edhe të kërkojë një ndjesë publike dhe jo më të japë dorëheqjen.

Ku njerëzit futen në burg për një tuf presh a një çati pa leje, ku berberi ha burgun se qethi pa kupon, ndërsa krimineli, hajduti me pushtet, shantazhuesi, sekseri, shëtisin serbes-serbes në mes të ditës si kajmekam.

Ja pra pse sonte na u zgjodh si kokë turku për të gjithë këto zullume Shukriu.

Sepse Shukriu ka bërë një faj, një faj shumë të madh.

Shukriu  kërkoi të merrte diçka që se meritonte, duke shfrytëzuar pushtetin e tij. Dhe e pranoi….

Sigurisht një akt i dënueshëm.

Po a është Shukriu e keqja më e madhe e këtij vendi, sa të meritojë burgun?

Ndoshta po të kishte përdorur atë gjësendin poshtë potureve sot ti Shukri mund ishe një burrë i lirë, i nderuar, ashtu si shokët e tu po kaq zullumqar në politikë.

Por a po bëhesh sot ti Shukri kokë turku. Me qëllim heqjen e vëmendjes nga të gjithë këto zullumet që i kanë zënë frymën këtij vendi?

A mos u duhesh ti Shukri si kurban për Reformën në Drejtësi?

Për tu thënë ndërkombëtarëve që këtu korrupsioni po luftohet…..

A mos u duhet një Shukri nga Dibra.

Një Shukri që ska kush ti mbajë krahun.

Por që u erdhi si bekim pikërisht në kohën e duhur kur laku i prapësive ka shkuar aty ku s’mban më, dhe duhej një Shukri për kokë në sini????!!!

Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Vajza e të ndjerit “takon” Dr.Florin…

Vajza e të ndjerit "takon" Dr.Florin...

Video/ Gazetari Vezaj: Për këtë arsye u arrestua Shukri Xhelili

Video/ Gazetari Vezaj: Për këtë arsye u arrestua Shukri Xhelili

Video/ Vezaj: Ja sa vjet burg rrezikon Shukri Xhelili

Video/ Vezaj: Ja sa vjet burg rrezikon Shukri Xhelili

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com