Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për kë bien daullet e Peshkopisë?

2016/09/13 at 10:27 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Do të jenë bashkë Meta & Rama, në Dibër dhe Kavajë?

Nga Artur Zheji 


Ka qenë një thënie popullore: “për kë bie kjo daulle?”, sepse rëniet e daulleve, lajmëronin vdekje ose dasma apo dhe lindje nëpër katunde.

Dhe ranë daullet e fitores socialiste në Peshkopi. Ranë fort dhe në mënyrë buçitëse. Mbi 4000 e ca tam-tame, apo mbi 4000 e ca vota plus, në krahasim me votat që kurorëzuan Shukriun e pornografisë rurale peshkopiase. Mirëpo Shukriu asokohe, nuk mori dot më shumë se 300 vota më shumë se kundërshtari demokrat, ndërsa Muharremi i sotëm mbi 4000 vota.

Kjo fitore e Peshkopisë të kujton fitoret e Berishës në vitin 1996. Dërmuese. Shkatrrimtare dhe të thella. Që mendohej në valën e nxehtë të atyre orëve, çuditërisht me të njejtin ministër propaganda që sot ka kryeministri dhe dje presidenti Berisha, se e majta shqiptare, nuk do të ngrinte kurrë më kokë. Këtë rrugë Berisha e rrahu bukur mirë dhe bukur fort, rrumbullak 20 vite më parë.

Dhe 20 vite më parë, çdo gjë ishte më primitive. Edhe demokracia, edhe liria edhe shteti. Sot pas rrumbullak 20 viteve, në Peshkopi, ndodhi një skenar i ngjashëm. Por me një hop cilësor të frikshëm. Nëse në 1996 kutitë e votimit i mbushi Policia, Shiku dhe Frika, në 2016 kutitë i mbushën Banditët, Biznesmenët dhe përsëri Frika.

Kjo sepse ky hop 15 fish më i lartë se 1 vit më parë, në të njejtin qytet, Peshkopi dhe me të njejtët aktorë politikë, e tradhëton vetveten, si në vitin 1996, kur pati zona dhe deputetë, që fituan edhe 120% e më tepër. Rekord që nuk e kish mbrritur as partia e Enverit që rrinte qëndrueshëm te 99%, për ata që nuk e dinë ose nuk e mbajnë mend, sepse 1 % ishte “armiku”.

Shumëkush e di, por nuk e shkruan se ka frikë, se është pjerdhur, apo se i intereson se çfarë bandash dhe personazhesh u bashkuan në Dibër këto javë.

Dhe kush më thotë se kjo është performanca e Shpëtim Idrizit, gabon, sepse edhe një performancë tjetër si kjo, dhe vetë Shpëtimit ja marrin partinë dhe ja përdorin thjesht si logo. Parti që ai, e ka ngritur në të vërtetë më shumë sakrifica personale.

Por për kë bie kjo daulle e Peshkopisë?

Sigurisht për të gjithë ata, që nuk janë sot zarat, zorraxhinjtë, llogaritarët, zhvatësit, tagrambledhësit apo kultivonjësit e kryeministrit.

Daullet e Peshkopisë bien për PD, për LSI, për PDIU por edhe për vetë PS, sepse kjo nuk ishte fitorja e një Partie, por fitorja e një Kupole.

Ishte fitorja e një Oligarkie, që kishte inkasuar korrjet e para të kanabisit, të tenderave elektoralë, të koncesioneve të turpshme. Sepse PS nuk vinte dot në Dibër me asnjë bilanc që të meritonte votën. U kish lënë dibranëve një turp publik si Shukriu, kapur me brekë me një cupërlinë që mund të ishte në moshë të vajzës së tij. PS vinte në fushatë pa rrugën Arbërit të projektuar nga “Berisha i keq”.

PS vinte në Dibër me një jo bilanc ekonomik, me një braktisje totale në çdo drejtim. Por shkoi atje me miell për Kurban Bajram, me pak çakull elektoral në shëtitoren e vet, me të fortë që hapën qesen në këmbim të votës dhe me mbjellësit e frikës.

Por edhe me ca lajmës që hapën llaf, se të mbjellat e kanabisit në Maqellarë apo gjetkë, dibranët që do votonin Muharremin, mund ti mbanin për vete. Vetë Muharremi, në pamje dhe në komunikim duket goxha djalë, nje personazh perfekt për të maskuar me ose pa dashje, prapaskenën e errët dhe votambledhësit e padukshëm.

Por kjo Daulle e Peshkopisë, bie edhe për gjithë Shqipërinë. Kryeministri që kemi sot, është stërvitur paq dhe mirë, në Zgjedhje edhe më të vështira, të cilat janë në Tiranë. Por pas 9 muajsh, duket qartë se eksperimenti që u sprovua lehtësisht në Peshkopi, do të vihet në jetë në të gjithë vendin.
Dhe rezultati mund të jetë përsëri spektakolar dhe Edi, do dalë përsëri e do thotë: “lërini fjalët se ato janë fukarallëk”.

Dhe do ketë të drejtë, sepse ata që do ti kundeërvihen kësaj skeme, do të jenë fukarenjtë e mirëfilltë të këtij vendi!

Mjafton të ruajmë në kujtesë të bërtiturat e Sadri Abazit në mitingun përmbyllës, kur kërcënoi gjithë dynjanë se edhe 10 vitet e ardhshme do të kishin punë me të njejtin kryeministër! Tanimë dorëcpuar në ndere dhe favore për Oligarkinë e vet të personalizuar.

Dhe kjo është një Daulle për tu dëgjuar mirë dhe qartë!/360grade.al/

 

Etiketa: Artur Zheji


Ju sugjerojmë

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
Bota

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

22 Korrik, 2025 10:37 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Regjistrimi në fakultete, ja procedura që duhet ndjekur

Regjistrimi në fakultete, ja procedura që duhet ndjekur

Harta e beqarisë, ja ku gjenden femra dhe meshkuj të pamartuar në Shqipëri

Shtatë pyetjet që duhet t’i bëni që në takimin e parë

Robert Aliaj nuk e ka mendjen tek festa, ja me kë chat-on

Robert Aliaj nuk e ka mendjen tek festa, ja me kë chat-on
















TE FUNDIT

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
22 Korrik, 2025

Akuzat e presidentit Donald Trump, për tradhti dhe kryengritje kundër ish-presidentit Barack Obama janë “të çuditshme” dhe “qesharake”, tha një...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
22 Korrik, 2025

Një  27-vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është plagosur me thikë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe...

Lexo më shumë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
22 Korrik, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com