Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për herë të parë në Shqipëri, një projektligj për mjekesinë ligjore

2023/10/31 at 3:58 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Për herë të parë në Shqipëri, një projektligj për mjekesinë ligjore

Për herë të parë në Shqipëri është propozuar një projektligj për mjekesinë ligjore,  nëpërmjet të cilit synohet reformimi i saj.


Nevoja për ndryshime në ligj, vjen pasi kuadri ligjor aktual është i pamjaftueshëm dhe sjell nevojën për miratimin akteve të reja ligjore.

Ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave për mirëfunksionimin e mjekësisë ligjore në Republikën e Shqipërisë, si dhe unifikimin e procedurave për kryerjen e ekspertimeve në fushën e mjekësisë ligjore, në kuadër të mbështetjes së organeve të drejtësisë, institucioneve publike dhe subjekteve private për zgjidhjen e çështjeve hetimore dhe gjyqësore.

PËR PROJEKTLIGJIN “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT TË MJEKËSISË LIGJORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Fillimisht, funksioni i mjekut ligjor është parashikuar në ligjin nr. 7830, datë 15.6.1994 “Për Autopsitë”. Me vendimin nr. 343, datë 5.6.1998 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin  në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë të shërbimit të ekspertimit mjekoligjor”, shërbimi i  ekspertimit  mjekoligjor  kaloi  nga  vartësia  e  Ministrisë  së Shëndetësisë në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë. Deri në vitin 2003, kur u krijua Instituti i Mjekësisë Ligjore për herë të parë me vendimin nr. 120, datë 27.02.2003 “Për krijimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore”, ekspertimi mjekoligjor realizohej nga shërbimi qendror mjekoligjor, me qendër në Tiranë. Vendimi nr. 120, datë 27.2.2003, i Këshillit të Ministrave u shfuqizua nga vendimi nr. 680, datë 02.09.2020 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Institutit të Mjekësisë Ligjore” i Këshillit të Ministrave i cili është ende në fuqi.

Instituti i Mjekësisë Ligjore vazhdimisht ka parashtruar disa problematika lidhur me: veprimtarinë e këtij institucioni, ku përmenden trajtimi financiar i ekspertëve të jashtëm, mungesa e trajtimit financiar të ekspertëve të IML që thirren nga gjykata për kryerjen e ekspertimeve mjeko-ligjore, mbingarkesa e punës së ekspertëve dhe mosrealizimi i ekspertimeve në kohë, mungesa e infrastrukturës për kryerjen e autopsive në Rrethe, apo paraqitja e ekspertëve në gjykatë për të bërë betimin, veprim i cili merr shumë kohë nga puna e ekspertëve.

Kuadri ligjor aktual është i pamjaftueshëm dhe sjell nevojën për miratimin akteve të reja ligjore të tjera, të cilat të parashikojnë në mënyrë të detajuar funksionet konkrete të nëpunësve dhe punonjësve të institutit, të drejtat dhe detyrimet e tyre si dhe kriteret e nevojshme për emërim. Ndaj është vlerësuar, që boshllëqet ligjore dhe administrative, të plotësohen nëpërmjet këtij ligji në mënyrë, që të garantohet qëndrueshmëria e institucionit dhe statusi i mjekëve ligjor është e nevojshme që këto boshllëqe to rregullohen me ligj.

Për herë të parë, Instituti i Mjekësisë Ligjore do të krijohet dhe funksionojë mbi bazën e një ligji. Ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave për mirëfunksionimin e mjekësisë ligjore në Republikën e Shqipërisë, si dhe unifikimin e procedurave për kryerjen e ekspertimeve në fushën e mjekësisë ligjore, në kuadër të mbështetjes së organeve të drejtësisë, institucioneve publike dhe subjekteve private për zgjidhjen e çështjeve hetimore dhe gjyqësore. Miratimi i projektligjit shërben në kuadër të përmirësimit të ofrimit të shërbimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore si dhe në unifikimin e procedurave për kryerjen e ekspertimeve në fushën e mjekësisë ligjore.

Miratimi i një ligji mbi funksionimin e mjekësisë ligjore garanton mirëfunksionimin e mjekësisë ligjore në Republikën e Shqipërisë, garantimin e sigurisë juridike, pavarësinë e Institutit të  Mjekësisë Ligjore dhe ekspertëve ligjor.  Vetëm nëpërmjet rregullimeve ligjore mund të përcaktohen qartë detyrat funksionale dhe ndarja organizative e Institutit të Mjekësisë Ligjore në përputhje me parimin e sigurisë juridike, ku përveç të tjerash, kërkon domosdoshmërisht një formulim të qartë të normave ligjore dhe që ligji në tërësi, pjesë apo dispozita të veçanta të tij në përmbajtjen e tyre të jenë të qarta, të përcaktuara dhe të kuptueshme.

Referuar parashikimeve të bëra projektligji:

  1. a) synon ristrukturimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore nëpërmjet rregullimit të detajuar të shërbimit të mjekësisë ligjore në RSH;
  2. b) parashikon krijimin e Këshillit Shkencor, shtimin e zëvendësdrejtorit në strukturë, shtimin e kapaciteteve në nivel nevor dhe kontraktimin e ekspetëve të jashtëm sipas nevojave;
  3. c) rregullon mënyrën e emërimit të ekspertëve, lirimin dhe shkarkimin e tyre nga detyra;
  4. d) sjell risi mbi krijimin e listës së ekspertëve ligjorë të IML dhe publikimin e saj në Regjistrin Elektronik të Ekspertëve me qëllim caktimin e tyre nga organet e drejtësisë;
  5. e) rregullon ecurinë në karrierë të ekspertëve nëpërmjet trajnimeve detyruese të vazhdueshme për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të mjekësisë ligjore si dhe vlerësimet mbi performancën në punë të ekspertëve me qëllim garantimin e integritetit profesional;
  6. f) përmirëson trajtimin financiar të ekspertëve duke vendosur si nivel page minimale pagën e Sekretarit të Përgjithshëm të MD;
  7. g) përcakton të drejtat dhe detyrimet ekspertëve gjatë ushtrimit të detyrës;
  8. h) përcakton rregullat e sjelljes për ekspertët ligjorë, shkeljet disiplinore, masat disiplinoe dhe si procedurën mbi hetimin dhe caktimin e këtyre masave;
  9. i) parashikon rregullat bazë mbi kryerjen e ekspertimeve, llojet e tyre dhe marrëdhëniet e bashkëpunimin me palët e treta gjatë përmbushjes së detyrës;
  10. j) parashikon rregulla mbi ngritjen dhe funksionimin e laboratorëve dhe administrimin e morgjeve;
  11. k) parashikon se ekspertimi mund të kryhet edhe me kërkesë të palëve private jashtë proceseve gjyqësore sipas tarifave të përcaktuara.

Objektivat që synohet të arrihen përmes kësaj ndërhyrjeje janë:

  1. Garantimi i mirëfunksionimit të mjekësisë ligjore në Republikën e Shqipërisë.
  2. Garantimi i ushtrimit të veprimtarisë së Institutit të Mjekësisë Ligjore në përputhje me parimin e ligjshmërisë, paanësisë dhe pavarësisë, profesionalizmit, barazisë dhe mosdiskriminimit, respektimit të standardeve të larta etike dhe integritetit, garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe standardeve ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut.
  3. Unifikimi i procedurave për kryerjen e ekspertimeve në fushën e mjekësisë ligjore, në kuadër të mbështetjes së organeve të drejtësisë, institucioneve publike dhe subjekteve private për zgjidhjen e çështjeve hetimore e gjyqësore.
  4. Garantimi i efiçencës së veprimeve hetimore gjyqësore dhe zgjidhjes së çështjeve hetimore lidhur me veprimtarinë kriminale e konflikteve civile.


Ju sugjerojmë

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
-U tha në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

10 Nëntor, 2025 11:09 pm
Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
-U tha në Opinion

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

10 Nëntor, 2025 11:07 pm
“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
-U tha në Opinion

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

10 Nëntor, 2025 10:49 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

10 Nëntor, 2025 10:13 pm
Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane
Bota

Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

10 Nëntor, 2025 9:49 pm
Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë
Bota

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë

10 Nëntor, 2025 9:07 pm
Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…
Politikë

Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…

10 Nëntor, 2025 8:32 pm
Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy
Bota

Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy

10 Nëntor, 2025 8:02 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

10 Nëntor, 2025 7:59 pm
Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet
Politikë

Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet

10 Nëntor, 2025 7:13 pm
Para
Deputetët e opozitës vazhdojnë kaosin në zyrën e Bushkës, Berisha hap “live” në Facebook

Deputetët e opozitës vazhdojnë kaosin në zyrën e Bushkës, Berisha hap “live” në Facebook

Konflikti për pronat/ Kamerat fiksuan personin që qëlloi me armë, dalin pamjet nga përplasja ku u përfshi ish-deputeti

Konflikti për pronat/ Kamerat fiksuan personin që qëlloi me armë, dalin pamjet nga përplasja ku u përfshi ish-deputeti

“E kanë marrë vendimin për përjashtimin e deputetëve”, Berisha: Nuk do ta njohim vendimin!

"E kanë marrë vendimin për përjashtimin e deputetëve", Berisha: Nuk do ta njohim vendimin!
















TE FUNDIT

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
10 Nëntor, 2025

Luana, transgjinorja e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan thotë se ka ndryshuar gjininë nga mashkull në femër. Ndryshimi...

Lexo më shumë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
10 Nëntor, 2025

Transgjinorja Luana Myrto ishte e ftuar në emisionin “Opinion” ku ka folur në lidhje me rrugëtimin e saj, që nga momenti...

Lexo më shumë

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
10 Nëntor, 2025

Aprovimi i ligjit për barazinë gjinore ka ndezur një debat të fortë publik. Si temë e mbrëmjes në emisionin “Opinion” në Tv...

Lexo më shumë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
10 Nëntor, 2025

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ku gjatë një mbledhjeje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com