Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga tuneli i Llogarasë, që pritet të hapet brenda pak ditësh.
“Për Dhërmi nga Tuneli spektakolar i Llogarasë. Edhe pak ditë hapja për qarkullimin e lirë”, ka shkruar ai.
Tuneli është parashikuar të hapet me 5 Korrik. Tuneli mund të përshkohet për vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet e mrekullueshme të jugut të vendit.