Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini do të jetë në Tiranë gjatë kësaj jave. Ajo mbërrim pasditen e së premtes dhe takimet zyrtare i nis të enjten. Në axhendë është takimi me kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Presidentin Bujar Nishani dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Ndërsa në një seancë të posaçme në Kuvend zyrtarja e BEsë do mbajë edhe një fjalim përpara deputetëve.
Mogherini pritet të përcjellë kërkesën për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht realizimin e reformës në drejtësi, me qëllim që Shqipëria të mund të marrë një datë për hapjen e negociatave.