Guardiola mbërriti me një taksi në stadiumin “City Academy”. Dhe ai tha se objektivi i tij i parë ishte të vërtetonte se ishte i aftë të fitonte Champions League, pas dështimit me Bayern Munich. “Unë duhet të njihem me lojtarët, t’i përqafojë, dhe ndonjëherë t’i jap një goditje në të pasme,” ishin fjalët e para të Guardiola-s. “I kam treguar vlerat e mia te Barcelona, po ashtu edhe në Gjermani. Tani dua t’i tregojë vlerat e mia këtu, me njerëzit e mi, stafin tim dhe lojtarët e shkëlqyer që do të vijnë te Manchester City.”
“Çdo fundjavë unë dua që njerëzit të jenë krenarë me lojën e City-t. Në fund, ajo çfarë dua pas një ndeshje apo sezoni, është që tifozët tanë të jenë krenarë me paraqitjen tonë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Më pas, mbase do të fitojmë tituj.” Pep Guardiola mbërriti nga Bayern Munich në Manchester, ku ai do të takojë rivalin e tij të përhershëm Jose Mourinho. Ditën e nesërme do të publikohet intervista e plotë e Pep gjatë prezantimit te City.