Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pentagoni urdhëron rishikimin e buxhetit, riinvestimin e 50 miliardë Dollarëve për mbrojtjen 

2025/02/20 at 11:00 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pentagoni urdhëron rishikimin e buxhetit, riinvestimin e 50 miliardë Dollarëve për mbrojtjen 

Pentagoni tha të mërkurën se po udhëzon drejtuesit e lartë ushtarakë që të hartojnë një listë kursimesh të mundshme, prej 50 miliardë Dollarësh, nga buxheti i ardhshëm për vitin fiskal 2026. Kjo shumë, tha Pentagoni, do të shfrytëzohet për të vënë në jetë përparësitë e Presidentit Donald Trump për mbrojtjen kombëtare. 

Shqyrtimi i buxhetit mund të shënojë fillimin e përpjekjeve të Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për të vënë në jetë planet për më shumë investime në Azi-Paqësor dhe për t’i dhënë përparësi sigurimit të kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, si dhe reforma të tjera. 

Mbetet e paqartë se si kjo përpjekje do të përputhet me nismën e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, që drejtohet nga Elon Musk, për shkurtimin e shpenzimeve qeveritare. Një ekip i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, shkurtimisht DOGE, ndërkohë ka filluar punën në Pentagon, ndërsa punonjësit civilë po përballen me shkurtime të vendeve të punës. 

Nënsekretari i Mbrojtjes në detyrë, Robert Salesses, tha se ushtria do të hartojë një listë të kursimeve të mundshme pas shqyrtimit të buxhetit të hartuar nga administrata e mëparshme e Presidentit Joe Biden. 

“Synohet për kursime deri në 8% të buxhetit të hartuar nga administrata e Presidentit Biden për vitin fiskal 2026, rreth 50 miliardë dollarë. Kjo shumë do të shfrytëzohet në përputhje me përparësitë e Presidentit Trump”, tha zoti Salesses. 

Më herët, agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, u kishte kërkuar të gjitha degëve të Pentagonit që të propozonin shkurtime që arrinin nivelin prej 8% të buxhetit në fjalë, sipas zyrtarëve amerikanë. 

Nga shkurtimet bëhen përjashtime të shumta, mes tyre Komanda e Shteteve të Bashkuara për Indo-Paqësorin, financimi i operacioneve ushtarake përgjatë kufirit me Meksikën, si dhe mbrojtja ajrore dhe sistemet autonome, tha një nga zyrtarët. 

Komandat ushtarake që mbikëqyrin operacionet në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë nuk përjashtohen nga shkurtimet. Buxheti vjetor i Pentagon është afërsisht 1 trilion dollarë në vit. Në dhjetor, Presidenti Joe Biden nënshkroi një ligj që autorizonte 895 miliardë Dollarë shpenzime për mbrojtjen për vitin fiskal që përfundon më 30 Shtator. 

Sekretari Hegseth është shprehur publikisht se përparësia e Pentagonit është tek siguria kufitare e Shteteve të Bashkuara dhe kërcënimet që paraqet Kina. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë më të përqendruara kryesisht tek siguria në Evropë. 

Ndërsa ekipi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë fillon shqyrtimin e të dhënave financiare të Pentagonit, disa punonjës civilë të ushtrisë thanë se kanë filluar të marrin emaile ku thuhet se mund të pushohen nga puna meqenëse ishin punësuar më pak se një vit më parë. 

Udhëheqës nga i gjithë spektri politik kanë kritikuar prej kohësh humbjet dhe joefikasitetin në Departamentin e Mbrojtjes. Por demokratët dhe sindikatat e punonjësve civilë kanë thënë se zotit Musk i mungon ekspertiza e duhur për të ristrukturuar Pentagonin. Ata aludojnë se përpjekjet e ekipit të tij rrezikojnë të ekspozojnë programe të fshehta. 

Përpjekjet për të anuluar programe të mbrojtjes mund të shkaktojnë kundërshtime mes ligjvënësve, të cilët do të përpiqen të mbrojnë shpenzimet në zonat e tyre zgjedhore./VOA 

Ju sugjerojmë

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete
Bota

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

3 Korrik, 2025 8:16 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 3 korrik 2025

3 Korrik, 2025 8:13 am
Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
Para
Arrestimi i Veliajt, Rama mbledhje me punonjësit e Bashkisë në Sheshin Skënderbej 

Arrestimi i Veliajt, Rama mbledhje me punonjësit e Bashkisë në Sheshin Skënderbej 

Përzienin produkte të dëmshme dhe e shisnin si vaj ulliri, shpallen në kërkim çifti i bashkëshortëve mashtrues 

Përzienin produkte të dëmshme dhe e shisnin si vaj ulliri, shpallen në kërkim çifti i bashkëshortëve mashtrues 

Vota e Diasporës/ Zbardhet projektvendimi, si do të regjistrohen për të votuar qytetarët jashtë Shqipërisë dhe dokumentet që iu duhen  

Fotot/ Publikohen modelet e fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 majit  

TE FUNDIT

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete
3 Korrik, 2025

Vala rekord e të nxehtit që ka prekur Italinë dhe pjesën më të madhe të Evropës me temperatura që kalojnë...

Lexo më shumë

Horoskopi, 3 korrik 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
3 Korrik, 2025

DASHI Gjatë këtyre 24 orëve mos u ngurroni: nëse duhet të thoni diçka, bëjeni. Çdo vendim do të ketë një...

Lexo më shumë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com