Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

2025/07/11 at 8:47 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pensioni mesatar i pleqërisë në nivel kombëtar për vitin 2024 arrin në 19,609 lekë, ndërsa masa mesatare e pensioneve për përfituesit e rinj të lidhur në të njëjtin vit është vetëm 17,022 lekë. Një diferencë prej afro 2,600 lekësh  ose 13% sugjeron se qytetarët që dalin në pension në vitin 2024 kanë pagesa shumë më të ulëta krahasuar me gjeneratat e mëparshme.

Kjo tendencë mund të ketë pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata, veçanërisht nëse nuk shoqërohet me masa mbështetëse për përfituesit më vulnerabil. Sistemi publik i pensioneve është përballë sfidës për të siguruar një nivel të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, pavarësisht se kur dalin në pension. Burimet nga ISSH-ja bëjnë me dije se pensionet e reja po dalin më të ulëta pasi nga periudhat të paplotësuara me vite sigurimi si rrjedhojë e informalitetit të lartë në tregun e punës gjatë tranzicionit.

Shumë prej përfituesve nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën e  sigurimit të kërkuar për pension të plotë. Reforma, për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056.

Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se më 2024 vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.

Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre mbi 52 për qind morën pagesa të pjesshme në vitin 2024 sipas të dhënave zyrtare më 2024. Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023.

Për të mbyllur hendekun mes pensionit mesatar ekzistues dhe pensioneve të reja të lidhura në 2024, nevojiten politika disa drejtime.

Ekspertët dhe institucionet ndërkombëtarë rekomandojnë kombinim të politikave kundër informalitetit në tregun e punës, politika fiskale mbështetëse dhe një reforme të thelluar të formulës së pensioneve si mënyra më efektive për të ngushtuar hendekun mes pensioneve të vjetra dhe atyre të reja. Në të kundërt, ky hendek do të rritet në dëm të brezave të ardhshëm të pensionistëve./ Monitor

Ju sugjerojmë

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

16 Shtator, 2025 1:23 pm
Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa
Aktualitet

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

16 Shtator, 2025 12:16 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hetuesit e OKB-së pretendojnë se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

16 Shtator, 2025 11:01 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump thirrje Hamasit: Mos përdorni pengjet si mburojë njerëzore, lirojini ata tani

16 Shtator, 2025 10:26 am
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Kryesore

Këshilli i Imunitetit dhe i Legjislacionit, PD-PS përcaktojnë deputetët

16 Shtator, 2025 10:23 am
Auto-Skicë
Politikë

Negociatat, Marta Kos: Ecuria e Shqipërisë, mbresëlënëse

16 Shtator, 2025 10:06 am
Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi
Kryesore

Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi

16 Shtator, 2025 9:57 am
A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?
Bota

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç kërkon Trumpi?

16 Shtator, 2025 9:25 am
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Politikë

Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen

16 Shtator, 2025 8:45 am
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë
Rajoni

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë

16 Shtator, 2025 8:42 am
Para
“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë

15 ditë nga afati i Kushtetueses/ Sot tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit

TE FUNDIT

Aksident në rrugën Fier-Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
16 Shtator, 2025

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”. Dy automjete janë...

Lexo më shumë

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa
16 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për ditëlindje ish-kryeministrin Fatos Nano, duke e quajtur atë “lider historik” të së majtës...

Lexo më shumë

Hetuesit e OKB-së pretendojnë se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
16 Shtator, 2025

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan më 16 shtator Izraelin se ka kryer gjenocid në Rripin e Gazës me qëllim...

Lexo më shumë

Trump thirrje Hamasit: Mos përdorni pengjet si mburojë njerëzore, lirojini ata tani

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
16 Shtator, 2025

Donald Trump paralajmëroi Hamasin disa orë më parë që të mos përdorë pengjet izraelite për të penguar ofensivën tokësore të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com