Gjykata e Tiranës ka lënë në burg autorët e pengmarrjes së të premtes në Tiranë. Mbi vëllezërit Keidi dhe Erald Yzeiraj e Martin Seferin rëndon akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.
Këta persona për Prokurorinë e Tiranës kanë mbajtur peng për disa orë Klajdi Gjeçin, për motive të cilat ende nuk janë zbardhur.
Pavarësisht dëshmive të tyre se gjithçka ka qënë një ngatërresë, Prokuroria ka dyshime se ata nuk thonë të vërtetën dhe mes tyre ka konflikte.
Klajdi Gjeçi mësohet të ketë deklaruar se ai është ngatërruar nga tre të rinjtë dhe në kohën kur i ka thënë kush ishte, këta të fundit i kanë kërkuar falje dhe e kanë shoqëruar me një taksi.
Të njëjtën gjë mësohet të kenë deklaruar dhe tre autorët. Por pavarësisht kësaj ata janë lënë në burg, pasi në çdo rast kanç kryer vepren penale të heqjes së lirisë së tjetrit.