Pasi humbi penalltinë ndaj Kroacisë, Sergio Ramos ka qenë fytyra tragjike e ndeshjes Kroaci – Spanjë.
Mbrojtësi i Real Madrid dështoi përballë portierit Subasic, i cili u ndihmua nga Luka Modric në pritjen e penalltisë.
Modric ia tregoi anën se ku gjuan Ramos, ndërsa pas ndeshjes dy yjet e Realit janë takuar së bashku.
Në videon e publikuar në ‘twitter’, shihet një atmosferë e mirë nga dy bashkëlojtarët, por sigurisht më i lumtur duket Modric pasi Kombëtarja e tij fitoi por edhe që luajti rol të rëndësishëm në pritjen e penalltisë të Ramosit nga portieri Subasic.