Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pedagogët paralajmërojnë protestë në 22 shkurt

2023/02/14 at 12:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pedagogët paralajmërojnë protestë në 22 shkurt

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka ftuar të gjithë stafin akademik si dhe të gjithë studentët në një protestë në datën 22 shkurt tek Korpusi.


Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi në një deklaratë për mediat ka thënë se arsyet e kësaj proteste, të cilat janë janë rritja e pagave të punonjësve të universiteteve si dhe rritja e fondit për kërkimin shkencor.

Ai thotë se ky është viti i dhjetë i kësaj qeverie dhe nuk mund të tolerohet më.

Deklarata e Sandër Kovaçit

Jo pa indinjatë po sjellim përsëri në vëmendjen tuaj kërkesat e peticionit dhe heshtjen provokuese ndaj tyre, por edhe qëndrimin tonë unanim ndaj prepotencës së kabinetit qeverisës në disa ndërhyrje në vendime ndaj IAL:
– Mbetet ende pa përgjigje kërkesa jonë për shtesën e pagës për vjetërsinë në punë, shtesë e cila duhet të kishte filluar të zbatohej që në janar 2023;

– Vazhdon të mbetet pa përgjigje kërkesa për njohjen dhe kompensimin për dëmshmërinë në punë të stafit ndihmës akademik dhe administrativ; Ndërkohë që kjo kategori nuk ka marrë as shtesën prej 8%, pasi u la jashtë VKM-së së datës 5 tetor 2022; Në kushtet e një mosrregullimi të këtij problemi, një zgjidhje do të ishte rritja me një kategori në listën e klasifikimit të pagave.

– Ende nuk ka marrë formë kërkesa për rivlerësimin e orës mësimore;
– Tërheqim vëmendjen dhe ngremë fort zërin se ndryshimet e propozuara për VKM 112/2018, “Për përcaktimin e kritereve për fitimin e gradës shkencore “Doktor” dhe të standardeve shtetërore për fitimin e Titujve akademikë “Profesor i Asociuar” dhe “Profesor”, do duhet të bëhen për të mundësuar në çdo rast, promovimin akademik dhe karrierën për stafin akademik, duke rritur mbështetjen financiare për punën dhe veprimtarinë shkencore e kjo gjithmonë në funksion të nxitjes dhe rritjes akademike të stafeve për punë dhe veprimtari shkencore mbi të gjitha me ndikim dhe në shërbim të shoqërisë shqiptare.

– Në vijim të misionit tonë akademik, shprehim refuzimin tonë në lidhje me VKM 741, datë 23.11.2023, e cila vë në praktikë kreun 12, të ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i kundërshtuar nga ekspertë të huaj dhe vendas, qysh në kohën e miratimit të tij në vitin 2015. Kjo VKM do sjellë asgjësimin përfundimisht të themeleve dhe shtyllave bazë mbi të cilat ngrihen dhe funksionojnë universitetet publike. Ligji, me anë të aplikimit të këtij kreu, paralizon misionin e universitetit si një e mirë publike, duke e shndërruar dhe trajtuar atë si një pronë private dhe si burim fitimesh!!!

Zbatimi i kësaj VKM-je, do të sjellë po ashtu mbylljen shumë shpejt të disa nga universitetet e rretheve, gjë që shumë shpejt do të sjellë dhe shpopullimin dhe varfërimin e këtyre qendrave nga elitat intelektuale që tradicionalisht janë zhvilluar në këto universitete.

Përqendrimi i të gjitha programeve të studimit në Tiranë, duke mbyllur ato të rretheve, është një tjetër shqetësim i punonjësve të universiteteve publike.

SPUSH vazhdon të mbetet ofrues i bashkëpunimit, dialogut dhe transparencës në të gjitha iniciativat e synuara, për të normalizuar, por edhe përmirësuar cilësinë e punës në IAL-të publike.

Përfaqësuesit e qeverisë apo dhe kuvendit, si nën të njëjtën komandë, kanë shfaqur mungesë totale të ndjeshmërisë në vlerësimin dhe angazhimin e tyre për të dialoguar dhe bashkëpunuar, që ashtu së bashku ta mbrojmë këtë hallkë të rëndësishme të tempullit të dijes.

Secili prej kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, nënshkrues të peticionit, e dimë se ekziston gjithmonë një zgjidhje për çdo problem njerëzor.

 

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Koreja e Veriut po ndalon vajzat të kenë të njëjtin emër si vajza e Kim Jong Un

Koreja e Veriut po ndalon vajzat të kenë të njëjtin emër si vajza e Kim Jong Un

Projektligji për mbrojtjen e gazetarëve, Zhupa: Dënim me burgim nga 1-5 vjet për agresorët

Projektligji për mbrojtjen e gazetarëve, Zhupa: Dënim me burgim nga 1-5 vjet për agresorët

Hodhi në erë hotelin e të atit në Sarandë, dëshmia e Sotir Çabirit para policisë

Hodhi në erë hotelin e të atit në Sarandë, dëshmia e Sotir Çabirit para policisë
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com