Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pedagogët pa rroga, deputeti Boçi: Qëllimi, shndërrimi i trupës akademike pa mendim dhe zë

2018/02/10 at 1:20 PM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pedagogët pa rroga, deputeti Boçi: Qëllimi, shndërrimi i trupës akademike pa mendim dhe zë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në fcb lidhur problematikën e fundit të shfaqur të mospagesës së pedagogëve në sektorin e arsimit të lartë publik.  Boçi e ka cilësuar si një akt përçmimi, si një akt të fundit të depersonalizmit të nisur me një ligj absurd për arsimin e lartë që ka pasur sipas tij për qëllim shndrrimin e trupës akademike në një trupë pa zë, pa mendim dhe reagim.


Më poshtë statusi i plotë

DEPERSONALIZIMI PUBLIK I PEDAGOGËVE PUBLIKË

E gjithë kjo histori e pagave të munguara për pedagogët nuk është vetëm çështje e asaj letrës së munguar “të bakallit” që bakalli i Ballkanit me pompozitet i thërret VKM.

Të hënën, të martën….ajo do dalë dhe “buzëqeshja” që “kot u mërzitëm” do i rikthehet pedagogëve.

E gjërat do ndjekin vanitetin akademik të përhershëm…..

Më shumë se aq, personalisht e shoh si akt përçmimi, si aktin e fundit të një procesi depersonalizimi të nisur me një ligj absurd e nga drejtues dallkaukë, të cilët  i hapën rrugë shndërrimit të trupës akademike në një trupë pa zë, pa mendim e reagim.

Të varur plotësisht e të bindur deri në marrëzi, nga vendimet që vijnë “nga lart”.

Para se të flasim për pagat e tyre qesharake, më thoni ku janë pedagogët sot, ku është mendimi i tyre, ku është elitatizmi i tyre, kush ja vërshëllen, kush i dëgjon përpos vetvetes në konferenca shkencore, kush i repekton, sa i financojnë, sa i mbështesin, sa idetë e tyre merren në konsideratë?

Pergjigjet për këto pyetje janë ndajfoljore ose përemërore:

Askund, askush, asgjë, asnjëherë!!!

Kush i trembet tani, si dikur, reagimit të tyre, nqs do Zoti ndodh?

Pësëri askush.

Madje do t’i tregojnë batakun që ia ngritën si çark, ku disa kanë rënë, pak kanë ikur me dëshirë e disa kanë rezistuar, por që dhe ata i fusin në të njëjtin thes.

E do t’i ngrejnë gishtin duke i treguar si të korruptuar e tregëtarë notash, në dukje me “të drejtë”.

Sepse “ata” të VKM-rave kanë punuar për këtë ditë….

I zhveshën nga liria, nga forca e argumentit, i zëvendësuan në ligjërimin politik me llumin e llumit, e lanë në fund të sallës,në fund të rreshtit, i zhveshën nga shkenca, nga reputacioni, i rrëzuan dhe i baltosën me ligj…. e tani mund t’i ndalojnë ca ditë dhe pagën!!!

Sepse kështu bëhen më të bindur.

Punuan kaq kohë për t”i bërë pedagogët që “mos t’i besojnë as për dëshmitarë”, që pedagogët të mosbëzajnë, të thonë “bereqavers” që s’po na ngacmojnë, po na lejnë rehat, s’po na heqin nga puna.

Dhe drama e tyre vazhdon…

Me gishta janë ato që ngritën zërin këto ditë. Po ata që e kanë bërë gjithmonë në shenjë lirie personale e mosbindje akademike, por që nuk i dëgjon askush përsëri.

Prandaj më shumë se letra e bakallit VKM, që vonon pagën më dhemb heshtja, nënshtrimi, mosreagimi në vazhdimësi i atyre që duhet të jenë avangarda e mendimit dhe e lëvizjes në një shoqëri, i pedagogëve vetë.

Kam frikë se me “urtësinë” e tyre po pranojnë dorën e “të marrëve” që po fik universitetet publike në Shqipëri dhe  që depersonalizon publikisht pedagogët publikë.

 

Etiketa: luciano bocipedagoget pa paga


Ju sugjerojmë

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
Kryesore

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

24 Tetor, 2025 12:27 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë

23 Tetor, 2025 5:52 pm
Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore
Kryesore

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:40 pm
Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit
Kryesore

Berisha apel deputetëve të rinj: Mos shkëputni lidhjet me zgjedhësit

23 Tetor, 2025 10:59 am
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…
Politikë

Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama: Ku është Suela? Po të mallkuan shqiptarët…

21 Tetor, 2025 4:33 pm
Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët
Kryesore

Rama në Londër: Politikanët britanikë ta mbyllin atë dreq goje për shqiptarët

21 Tetor, 2025 4:31 pm
Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa
Kryesore

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa

21 Tetor, 2025 3:32 pm
Para
Fotolajm/ Njihuni në brendësi, ja kush është vjehrri dhe vjehrra e Elvana Gjatës

Fotolajm/ Njihuni në brendësi, ja kush është vjehrri dhe vjehrra e Elvana Gjatës

Zaimina publikon foton e parë të vajzës

Zaimina publikon foton e parë të vajzës

Policia arreston një tropojan pasi plagosi me thikë një shtetas palestinez

Horror, vajza e mitur theret në mënyrë barbare në shtëpinë e saj
















TE FUNDIT

“Baste ilegale me Cosa Nostra”, FBI arreston legjendën e NBA

“Baste ilegale me Cosa Nostra”, FBI arreston legjendën e NBA
24 Tetor, 2025

Chauncey Billups ish numri një i Detroit Piston në NBA, dhe Hall of Fame, aktualisht dhe trajner kryesor i Portland...

Lexo më shumë

Budapesti dështoi, Erdogan: Turqia është e gatshme të presë takimin Trump-Putin

Budapesti dështoi, Erdogan: Turqia është e gatshme të presë takimin Trump-Putin
24 Tetor, 2025

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të pritur një samit midis Rusisë dhe...

Lexo më shumë

Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës

Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës
24 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën për liri të Lefter Kokës. Ish-ministri i Mjedisit, i fajësuar dhe dënuar me burg në...

Lexo më shumë

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
24 Tetor, 2025

Partitë politike kanë miratuar variantin final të ngritjes dhe funksionimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Komisioni i Posaçëm do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com