Kryetarja e Grupit Parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda ka qenë një ndër zërat e fushatës në Fier.
Ajo është shprehur se PDIU e ka lënë pas të shkuarën dhe marrëveshjet me partitë e mëdha për shkak se ata e kanë përdorur kauzën e çamëve.
“Nuk ka qytet tjetër që unë vij me më shumë kënaqësi sesa Fieri. Si deputete e PDIU kam shumë gjëra që sot të ndihem krenare. Deputetët e tjerë për PDIU se kanë ngritur zërin kurrë. Këto goditje nuk kanë reshtur, zotimet e mbajtura dikur në fakt kanë treguar që vetëm godasin njëri-tjetrin. Ne nuk kemi pse mbetemi peng i së shkuarës. Ne jemi gardianë të atdheut”,-tha Doda./Opinion.al