Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD zhvendos mosbindjen civile në Shkodër pas masakrës, Berisha: T’u dëshmojmë se nuk janë vetëm

2024/11/01 at 8:30 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD zhvendos mosbindjen civile në Shkodër pas masakrës, Berisha: T’u dëshmojmë se nuk janë vetëm

Kryetari i PD Sali Berisha ka komentuar masakrën me tre të vdekur në Shkodër, ku bën fajtor institucionet.

Ai bën thirrje që qytetarët të marrin pjesë në protestën e organizuar në këtë qytet duke thënë se “nesër të marshojmë në Shkodër, sepse Flutura Basha mund të ishte secili prej nesh, secili nga të dashurit tanë, secili nga fëmijët tanë”.

Berisha: Në atë masakër humbi jetën një nënë e tre fëmijëve, një zonjë, një motër, bashkëshorte, tek kthehej nga puna tek fëmijët e saj. Ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, bashkëshorti i saj.
U ekzekutuan në publik dy të rinj, por gjer sot, gjer sot, ministri i krimit nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme për krimin e shëmtuar të bandës së qeverisë.

Gjer sot, prefekti apo kreu i bashkisë i instaluar nga banda e partisë nuk kanë guxuar të shqiptojnë një fjalë të vetme, për krimin makabër, masakrën, përgjakjen e qytetit dhe viktimat e pafajshme.
Mbrëmë kreu i krimit të organizuar në Shqipëri, Edi Rama edhe pse u pyet direkt për këtë masakër, në një akt cinik të një shpirti katran, nuk gjeti një fjalë të vetme të ngushëllonte familjet e viktimave.

Nuk gjeti një fjalë të vetme të dënonte vrasësit e partisë shtet. U përgjigj se krimi sot, është më i zbrapsur se kurrë dhe se ajo vetëm ishte një tragjedi. Po se ishte një tragjedi nga përmbytja, apo aksident, apo masakër nga banda e partisë?
Pra kreu i narkoshtetit, lejtnantët e tij, nuk kanë guxuar, kanë kaluar dy ditë, të dënojnë aktin kriminal, masakrën e bandës së tyre. Të shprehin ngushëllime familjes së viktimave, sepse janë sponsorizuesit, frymëzuesit e masakrës.

Berisha: Nuk mund të flas kreu i bashkisë se, mandati i tij qëndron mbi krimin. Nuk mund të flas kreu i prefekturës, sepse votat e tij janë votat e krimit. Nuk mund të flas ministri i krimit, sepse drejtori i tij, është drejtori i krimit. Ndaj dhe heshtin njëri pas tjetrit, si ministria, ashtu dhe Proda i krimit, zyrtarë të tjerë, gjer tek Edi Rama.

Ndaj dhe ne të gjithë të tjerët, duhet të ngrihemi fuqishëm, nuk duhet të heshtim kurrë. Duhet të jemi në Shkodër nesër, për tu dëshmuar qytetarëve fisnik të Shkodrës, se ata në asnjë rrethanë, në asnjë rast, nuk janë dhe nuk do të jenë vetëm, por do të kenë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve të vërtetë, kudo që janë. Duhet të jemi nesër në Shkodër, për të dëshmuar se jemi të pamposhtur, se bandat e qeverisë dhe as qeveria e tyre nuk na mposhtin kurrë.

Se jemi të gatshëm në këtë betejë për përballe dhëmb për dhëmb me këta kriminelë dhe për të fituar. Ndaj dhe u bëj thirrje, që nesër të gjithë të rinjve, të gjithë të rejave të këtij vendi, marshoni në Shkodër sepse marshoni për dinjitetin tuaj, marshoni për sigurinë tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj.
Ftoj çdo qytetar nesër të marshojë në Shkodër, sepse Flutura Basha mund të ishte secili prej nesh, secili nga të dashurit tanë, secili nga fëmijët tanë.

Ndaj dhe të marshojmë në Shkodër, sepse masakra ishte e paralajmëruar. I riu Arlind Bushati pa me sytë e tij, tytën e revoles së vrasësit, e denoncoi, por policia e mbrojti. Jo se nuk e kapi, jo se nuk e gjeti, por fshehu në mënyrë që të kompletonte veprën e tij makabre. Hamza Lici një djalë 23 vjeçar, asnjëri as tjetrit të përmendur kurrë të implikuar në krime, por vrasësit e partisëm, të etur për gjak donin tu merrnin jetën në publik, në rrugë kryesore në Shkodër të cilën Edi Rama, për shkak të një mandati e ka dorëzuar tek banda dhe bën terror, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj.

Ju sugjerojmë

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

31 Janar, 2026 5:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
Para
Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë

Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë

Erdogan padit për shpifje kryebashkiakun e Stambollit, kërkon 1 milion lira dëmshpërblim

Erdogan padit për shpifje kryebashkiakun e Stambollit, kërkon 1 milion lira dëmshpërblim

Inteligjenca amerikane: Rusia qëndron pas videos virale të votuesve nga Haiti në Xhorxhia

Inteligjenca amerikane: Rusia qëndron pas videos virale të votuesve nga Haiti në Xhorxhia

TE FUNDIT

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
1 Shkurt, 2026

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar...

Lexo më shumë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
1 Shkurt, 2026

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin...

Lexo më shumë

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
1 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të përjavshëm në podkastin “Flasim” pohoi se lufta kundër informalitetit në sektorin e ndërtimit po...

Lexo më shumë

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
31 Janar, 2026

Miroslav Lajçak, një nga figurat më të njohura të diplomacisë sllovake dhe evropiane, ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e këshilltarit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com