Në një konferencë urgjente për shtyp, kreu i opozitës Lulzim Basha ka konfirmuar qëndrimin e opozitës dhe zgjidhjen e ngërçit mbi reformën.
“Sapo kam përfunduar komunikim intensiv me partnerët europianë dhe amerikanë. Jam me ju për të ndarë lajmin e mirë. Pas komunikimit të fundit të rakorduar prej komisionerit Han, roli i komisionit ndërkombëtar do te jete rekomandues, pra vendimarja mbetet në duart e palës shqiptare dhe kjo do të reflektohet në kushtetutën e shqipërisë.
Asnjë qytetarr shqiptar nuk do të përjashtohet nga konkurrimi, mbi bazën e hamendësimeve, por vetëm mbi bazën e provave.
Konkuldimi i këtyre çështjeve është edhe konkuldimi me sukses i betejes së PD, bazuar mbi propozimin e zonjës Nuland.
Pas shumë e shumë betejave të tjera, të fituara e të mishëruara në një draft të standardit europian, beteja ja vlejti” , u shpreh Basha.