Partia Demokratike ka njoftuar një protestë përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të mërkurën, 12 tetor.
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD Belind Këlliçi thotë se SPAK po hesht lidhur me kallëzimin që është bërë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tij, heshtja është bashkëfajësi.
“Thirrje për protestë! Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht. Heshtja është bashkëfajësi. Qytetarët kërkojnë drejtësi! Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK!”-shkruan Këlliçi.