Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD reagon ndaj akuzave: Flamur Noka sot mund të ishte ‘varr pa emër’

2016/06/02 at 2:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD reagon ndaj akuzave: Flamur Noka sot mund të ishte ‘varr pa emër’

Partia Demokratike ka reaguar ndaj akuzave të shumta të PS dhe së fundmi të artikuara nga Taulant Balla. Sipas socialistëve Flamur Noka është deportuar nga Serbia dhe këtë nuk e ka deklaruar të forlumarin e dekriminalizimit. Kjo sipas tyre përbën vepër penale.


Sakaq PD ka reaguar duke treguar se si ka tentuar Flamur Noka të largohet nga vendi kur ishte 19 vjecc dhe si është kthyer në Shqipëri dhe si mund të dënohej nga komunistët. Nëse regjimi kominist do vazhdonte pas 90-ës, Flamur Noka do të ishte sot i vdekur thotë PD-ja.

Ja deklarata e plotë e PD, si reagim ndaj Taulant Ballës

Formulari i dekriminalizimit, është konceptuar që secili prej zyrtarëve të këtij vendi t’i rrëfehet opinionit publik për krimet e rënda që mund të ketë kryer, dmth për: përdhunimet, vrasjet, trafikimin e drogës e të prostitutave.

Shumë prej këtyre bëmave i ka kryer dhe Taulanti i Partisë ndaj të cilit nuk mungojnë denoncimet dhe dëshmitë.

Formulari i dekriminalizimit, nuk është konceptuar që zyrtarët të rrëfejnë meritat, aktet e trimërisë apo të heroizmit të kryera kundër Sigurimit të Shtetit dhe sistemit të përdhunuesve të një kombi të tërë.

Flamur Noka në vitin 1990 bëri zgjedhjen e tij, pa rezerva e frikë, në favor të lirisë. Theu perden e hekurt.

Ata e kthyen e ia dorëzuan Fatmir Xhafës, i cili së bashku me Sigurimin e Gramoz Ruçit, kishin për detyrë t’i bënin hetuesinë, ta demaskonin e ndëshkonin armikun e regjur të Partisë dhe Atdheut socialist, 19 vjeçarin Flamur Noka.

Pas kësaj, fatin e tij e kishte në dorë personalisht shoku Fehmi Abdiu, kryetar i Gjykatës Popullore të Kukësit, i cili njësoj si për Havzi Nelën, do të administronte në dosje edhe opinionin me shkrim të Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së Kukësit, shokut Sulejman Bushati. Më tej, “armiku” 19 vjeçar Flamur Noka, kishte të drejtën, identik si Havzi Nela, t’i kërkonte mëshirë shokut Kristaq Rama, i cili njësoj si për Havzi Nelën, do të firmoste “ekzekutim me varje në litar”.

Për fat të mirë, të gjithë sa përmenden më sipër nuk e patën kohën e duhur të mbyllnin ciklin e përdhunimit në grup të dinjitetit njerëzor dhe dëshirës për liri, pasi në dhjetor të vitit ’90 u shembën e u fshehën skutave.

Ndaj, Flamur Noka sot nuk është në një varr pa emër, dhe të njëjtët monstra, e kanë përballë në çdo të pabërë që po i përsërisin prapë këtij populli.



Ju sugjerojmë

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë
Aktualitet

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë

14 Korrik, 2025 8:35 am
Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën
Rajoni

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën

14 Korrik, 2025 8:28 am
Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
Aktualitet

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

14 Korrik, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:13 am
Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Para
E fundit/ Prokuroria merr në hetim Elvis Rroshin, ja akuzat që rëndojnë

"Arratiset nga Shqipëria Elvis Rroshi"

Po ndodh/Alarm për eksploziv, një pako e dyshimtë në Elbasan

Aksion në Vlorë/ Dy banditë rrëmbejnë një person, qëllojnë ndaj policisë

Foto/ Çfarë videoje u tregoi Tahiri ministrave dhe deputetëve

LAJM I BUJSHEM/ Tahiri gjen përgjues në zyrë: Kush ma ka vendosur?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë

Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë
14 Korrik, 2025

Ditën e sotme pritet të nisë aksioni i qeverisë për sekuestrimin e çdo produkti bulmeti, mishi apo qumështi që tregtohet...

Lexo më shumë

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën
14 Korrik, 2025

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpall sot aktgjykimin në rastin e Pjetër...

Lexo më shumë

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit
14 Korrik, 2025

Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë. Globalizimi, hapja e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 14 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
14 Korrik, 2025

Shqipëria pritet të përjetojë një ditë të kthjellët dhe me mot të ngrohtë këtë të hënë (14 korrik) me kushte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com