Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Rama gënjeu në Opinion, e njeh dhunuesin e biznesmenit të huaj

2016/09/30 at 1:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Rama gënjeu në Opinion, e njeh dhunuesin e biznesmenit të huaj

Partia Demokratike ka komentuar intervistën e Kryeministrit Edi Rama duke u ndaluar veçanërisht tek denoncimi që bëri Fevziu me foto të personit të dyshuar si dhunuesi i biznesmenit libanez, Fati Mitri.

Në një konferencë me mediat, Enkelejd Alibeaj tha se Rama gënjeu dje në Opinion, duke thënë se agresorët janë arrestuar dhe më pas liruar nga gjykata. Sipas Alibeajt, autori nuk është arrestuar, madje shkoi më tej duke deklaruar se shteti nuk është i interesuar ta zbardhë këtë ngjarje.

Deklarata e plotë e Alibeajt për mediat

Dhunuesi brutal i biznesmenit që braktisi vendin dhe investimin 450 milionë dollarësh me 1200 vende pune, është i lirë, edhe pse Edi Rama e di se kush është, e di fare mirë se ku ndodhet.

Ja ku është i dyshuari i identifikuar nga i dhunuari dhe familja e tij, Landi Muharremi. I dyshuari ka emër dhe fytyrë dhe është denoncuar nga vetë viktima. Kjo foto iu tregua mbrëmë Edi Ramës në ekran, në emisionin Opinion, dhe ai heshti.

Jo vetëm heshti, por u kap dhe në mashtrim kur tha se autorët janë ndaluar, por i paska liruar gjykata.

Autori i rrahjes brutale vetëm sa është shoqëruar nga policia, dhe është lënë menjëherë i lirë, edhe pse biznesmeni Fati Mitri e ka identifikuar me foto, dhe kërkon prej ditësh ndalimin e tij.

Ndërkohë, presidenti i OMNIX GROUP në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke folur për mediat shqiptare ka shprehur zhgënjimin e thellë se si qeveria nuk bën asnjë hap, dhe nuk ndalon autorin e rrahjes barbare të përfaqësuesit të kompanisë në prani të familjes së tij, në mes të ditës, në një aks të rëndësishëm kombëtar.

Megjithë këto fakte, me gjithë këto qendrime publike, Edi Rama nuk lëkundet nga qëndrimi i tij, për të mos kapur autorin, për të mos dënuar ngjarjen.

Banditi që shëtit i lirë, është vetëm vegla e përdorur në këtë skenar kriminal e mafioz.

Në të vërtetë, investitori u largua nga Edi Rama, sepse toka në Gjirin e Lalzit do të ndahet si plackë me oligarkët e tij.

Kjo është e vërteta. Ky është realiteti.

Edi Rama nuk është i interesuar për një investim serioz që i sjell ekonomisë 450 milionë dollarë, krijon 1200 vende pune.

Edi Rama është i interesuar ta ndajë këtë pasuri me oligarkët, me banditët, me kartelet e tij të drogës.

Edi Rama nuk do investime në vend. Por e do vendin në shërbim të planeve të tij për drogën dhe plehrat. Shqiptarët nuk mund ta lejojnë këtë rrënim. Shqiptarët po bashkohen çdo ditë për të shpëtuar vendin.

Shqipëria pa Edi Ramën, është shqipëria pa plehra dhe pa drogë.

Etiketa: biznesmendenoncimdhunefotolibanezopinionPDreagim

Ju sugjerojmë

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

17 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
Kryesore

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

17 Dhjetor, 2025 6:48 pm
Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

17 Dhjetor, 2025 3:51 pm
Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale
Bota

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

17 Dhjetor, 2025 3:41 pm
Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti
Bota

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

17 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
Kryesore

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

17 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
Kryesore

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

17 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
Kryesore

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

17 Dhjetor, 2025 1:01 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

17 Dhjetor, 2025 12:39 pm
Para
Skandali/ Babai seks në sy të djalit të mitur, njerka: Ja si është e vërteta

Gjobvënia, korçari kërcënon italianin: 10 mijë euro ose të vrara

Reforma/ Batutat “frojdiste” të kryeministrit Rama ndaj Vasilika Hysit

1. 8 miliardë lekë për reformën në drejtësi

Të dehura rrugëve të Londrës, vajzat e BB i nxjerrin të gjitha…

Të dehura rrugëve të Londrës, vajzat e BB i nxjerrin të gjitha...

TE FUNDIT

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
17 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se Berisha...

Lexo më shumë

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
17 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së u vonua për shkak të...

Lexo më shumë

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
17 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të PD, në selinë blu, ku në fokus të diskutimeve është protesta e...

Lexo më shumë

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
17 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com