Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Qeveria me pushime, askush nuk e di nëse do hapen shkollat

2020/08/17 at 12:12 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish- deputeti i PD: Rama nën efektin e “mallit” donte të bënte humor

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se nuk ka asnjë plan për arsimin ndërkohë që vazhdon të jetë me pushime.

Luciano Boçi tha në një deklaratë për mediat se nxënësit presin lajmin për hapjen e shkollave por qeveria edne nuk ka strategji se si do të veprojë për vitin e ri shkollor.

“Sot asnjë prind nuk e di çfarë do të bëhet me shkollimin e fëmijëve të tyre. Askush nuk e di, nëse do të happen apo jo shkollat, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij e dështuar nuk kanë asnjë plan. Prej të paktën dy javësh, siç ndodh zakonisht, mbi 640 mijë nxënës dhe studentë presin lajmin për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së tyre, nisjen e fillimit të vitit shkollor dhe akademik, por qeveria hesht”, tha Luciano Boçi.

PD i bën thirrje kryeministrit të ndërpresë plazhin dhe të bëjë publike strategjinë për rihapjen e shkollave, pasi sipas saj është emergjente.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUÇIANO BOÇI:

Shqipëria ka një problem të madh qe prodhon krizë pas krize. Ky problem është qeveria e paaftë, e papaërgjegjshme dhe e korruptuar që drejton vendin.

Kryeministri në ikje Edi Rama vazhdon të bëjë plazh, qeveria vazhdon të jetë me pushime, ndërsa një krizë e re po troket në derën e pothuajse çdo familje shqiptare.

Sot asnjë prind nuk e di çfarë do të bëhet me shkollimin e fëmijëve të tyre. Askush nuk e di, nëse do të happen apo jo shkollat, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij e dështuar nuk kanë asnjë plan.

Prej të paktën dy javësh, siç ndodh zakonisht, mbi 640 mijë nxënës dhe studentë presin lajmin për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së tyre, nisjen e fillimit të vitit shkollor dhe akademik, por qeveria hesht.

Ministria e Arsimit nuk ka publikuar asnjë plan, asnjë strategji për mënyrën e zhvillimit të mësimit në sistemin parauniversitar dhe atë universitar.

Shumë vende evropiane si Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe, Greqia kanë studiuar dhe kanë marrë të gjitha masat për rikthimin e nxënësve në auditorë në fillim të shtatorit, ndërsa Shqipëria nuk ka asnjë plan të tillë.

Edi Rama është në rehatinë e plazhit, ndërsa Besa Shahini, ikonë e paaftësisë së kësaj qeverie, është në ethet e shkarkimit. Askush nuk do t’ia dijë se çfarë do të ndodhë me mësimin, me nxënësit, me mësuesit.

Asnjëherë gjatë këtyre 7 viteve e gjysëm, Edi rama nuk e ka patur arsimin prioritetin e tij. Ai mashtroi qytetarët me premtimin e financimit të arsimit sa 5 përqind e Prodhimit Kombëtar. Tani investimet janë katandisur në një grusht para dhe ato pak investime në shkolla bëhen me borxhet e PPP-ve korruptive.

Edi Rama duhet të ndërpresë pushimet dhe të dalë përpara shqiptarëve për ngjarjen më të rëndësishme të fëmijëve.

Si çdo kryeministër tjetër në Eropë, duhet të shpejgojë cili është plani për shkollat, nëse do të rihapen apo jo, çfarë masash janë marrë për klasat, nëse do të ketë rihapje, çfarë po bëhet për mësimin online, pasi ai që fëmijët bënë në karantinë është një vit i djegur, ku fëmijët mësuan pak ose aspak.

Problemet me arsimin janë shumë më të mëdha sesa kaq, por bërja publik e planit për rihapjen apo jo të shkollave është emergjent.

Gjithçka mund të presë përveç arsimimit të mirë të fëmijëve tanë. Shpresoj që kryeministri, megjithëse është në ikje e sipër, të frymëzohet nga një thënie e Aristotelit, i cili na mëson se edhe në momentet tona më të errëta, ne duhet të fokusohemi për të parë dritën./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore
Rajoni

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore

17 Nëntor, 2025 9:13 pm
Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë
Bota

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë

17 Nëntor, 2025 8:29 pm
Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit
Kryesore

Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

17 Nëntor, 2025 7:21 pm
“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
Aktualitet

SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

17 Nëntor, 2025 4:02 pm
Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

17 Nëntor, 2025 3:38 pm
Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit
Bota

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja në Bangladesh: Dhunoi protestuesit

17 Nëntor, 2025 3:08 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump apel republikanëve të votojnë për publikimin e dokumenteve të Epstein

17 Nëntor, 2025 2:12 pm
Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike
Kryesore

Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike

17 Nëntor, 2025 1:07 pm
SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”
Aktualitet

SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”

17 Nëntor, 2025 1:03 pm
Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake
Politikë

Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake

17 Nëntor, 2025 12:36 pm
Para
Gjinekologia rezulton pozitive me Covid-19, mbyllet materniteti i Lushnjes

Gjinekologia rezulton pozitive me Covid-19, mbyllet materniteti i Lushnjes

Maqedonia e Veriut/Pritet takimi Ahmeti-Zaev për marrëveshjen për qeverinë

Maqedonia e Veriut/Pritet takimi Ahmeti-Zaev për marrëveshjen për qeverinë

KED bllokon kandidaturën e Regleta Panajotit për në Kushtetuese

KED bllokon kandidaturën e Regleta Panajotit për në Kushtetuese

TE FUNDIT

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore

Mali i Zi për ambasadorin rus:Deklaratat e tij do trajtohen si veprimtari armiqësore
17 Nëntor, 2025

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi tha më 17 nëntor se veprimet e ambasadorit rus, Aleksandar Lukashiq,...

Lexo më shumë

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë

Ukraina arrin marrëveshje me Francën për aeroplanë luftarakë
17 Nëntor, 2025

Ukraina ka arritur një marrëveshje 10-vjeçare me Francën për furnizimin me 100 aeroplanë luftarakë Rafale për të forcuar mbrojtjen e...

Lexo më shumë

Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit

Berisha nis “Foltoren 2:” Ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit
17 Nëntor, 2025

Në fjalën e tij para protestuesve te kryeministria, Sali Berisha u shpreh se Foltorja e dytë ka si synim të...

Lexo më shumë

SPAK cakton datën dhe orën kur do thirret Berisha për “21 janarin”

“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
17 Nëntor, 2025

Pak orë pasi SPAK konfirmoi thirrjen e kreu të PD Sali Berisha për ta pyetur për dosjen e “21 janarit”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com