Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me largimin e qytetarëve shqiptarë.
Krahas video, PD shprehet se në 2 mandatet e Edi Ramës kryeministër më shumë se 300 mijë shqiptarë u larguan nga vendi. Sipas PD, shkaqet e largimit të shqiptarëve janë për krimi, korrupsioni dhe papunësia.
PD deklaron se në qeverisjen e Ramës Shqipëria me vendet që janë në luftë për nga numri i lartë i shqiptarëve azilkërkues në Bashkimin Europian. Po ashtu, selia blu thekson se Edi Rama nuk do të mund të marrë një mandat të tretë.
Reagimi i PD
Kush është i poshtri?
Në 2 mandatet e Edi Ramës kryeministër më shumë se 300 mijë shqiptarë u larguan nga vendi. Me korrupsion, krim, arbitraritet, papunësi dhe injorancë, Edi Rama e barazoi Shqipërinë me vendet që janë në luftë për nga numri i lartë i shqiptarëve azilkërkues në Bashkimin Europian. Poshtërsi është të mohosh këtë të vërtetë, duke bërë me faj herë Bashkimin Europian, herë shqiptarët që ikin se nuk pajtohen me qeverisjen e keqe të Edi Ramës. Kjo do të marrë fund me votë të lirë! Për Edi Ramën nuk do të ketë më një mandat të tretë! Për Shqipërinë nuk do të ketë më eksod!/ Opinion.al