Pas publikimit të formularit të vetëdeklarimit për dekrimanilizimin, në Krujë kërkohet largimi i menjëhershëm i kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi.
Megjithëse ka deklaruar vetëm një pjesë të së shkuarës kriminale, edhe ajo është e mjaftueshme që bashkia e Krujës të pastrohet nga krimi e t’i kthehet qytetarëve. Ndërkohë, Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji i shoqëruar nga qytetarë të Krujës dhe FushëKrujës, kanë kërkuar sot hetim të plotë për atë çfarë Bushi ka fshehur nga e shkuara e tij.
Ata protestuan sot para Bashkisë së Krujës kundër damkës së krimit që Rama ka vendosur aty në pushtet.