Partia Demokratike po merr më shumë vota, krahasuar me rezulatin që kishte gjatë paradites. Kështu aktualisht ka mbi 55 mijë vota në Tiranë, duke siguruar mandatin e 12-të. Nëse rezultati nuk ndryshon deri në fund, i bie që në parlament të futet edhe Gerti Bogdani, por nga ana tjetër tek LSI rrezikon Luan Rama. Sipas projeksionit të momentin LSI në Tiranë ka 4 mandate, ndërsa n/kryetari i partisë, Luan Rama është i 5-ti në listë. Sakaq PS mbetet me 17 mandate në Tiranë dhe PDIU e Idrizit me një mandat.