Me anë të një deklarate për median, Partia Demokratike ka reaguar ndaj televizionit Top Channel, pasi sipas saj ky ekran në mënyrë të përsëritur është duke dezinformuar qytetarët në lidhje me deklaratat e kreut të PD-së.
“Në mënyrë të përsëritur Top Channel nën presionin e Edi Ramës dezinformon qytetarët. Kryetari i PD nuk i ka thënë Ramës as tërhiqu as mos u tërhiq. I është thënë prano Venecian sepse nuk mund të jete Rama njeriu që vendos kush gjykatës dhe prokuror ka integritet dhe kush jo”, shkruan PD-ja në deklaratën e saj për media të bërë publike mbrëmjen e sotme