Partia Demokratike në një reagim mbi deklaratën e bërë nga kreu i Bashkisë së Kavajës, pas arrestimit, thotë se kërcënimet e tij janë në emër të Edi Ramës.
Për PD, përzgjedhja e Rroshit si kandidat në zgjedhjet e vitit 2011 dhe ri kandidimin në 2015, është një akt poshtërues i Kryeministri ndaj qytetarëve.
“I diskredituari Elvis Rroshi, modeli i Edi Ramës për pushtetin lokal, edhe pse pati dhe e ka edhe sot mbrojtjen e pakursyer të shefit të rilindjes, ra në më në fund, sepse dekriminalizimi po funksionon. E megjithatë, ai gjen sërish kurajën të kërcënojë, dhe thotë se nuk e lëshon Bashkinë e Kavajës, sikur ta ketë pronën e tij, sikur ta ketë hambarin personal”, thuhet në reagimin e PD-së.
Partia kryesore e opozitës, thotë se pavarësisht kërcënimeve të Rroshit për të mos u larguar nga drejtimi i Bashkisë së Kavajës ligji do të zbatohet deri në fund.
“Çdokush e di se ato janë fjalët, janë qëndrimet, janë kërcënimet e Edi Ramës, që shprehen përmes zëdhënësit të tij për dekriminalizimin, Elvis Rroshi”, përfundon reagimi.