Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka marrë në mbrojtje Kreshnik Spahiun, kreun e AKZ-së, i shoqëruar sot në Komisariat për protestë të paligjshme para Bashkisë së Tiranës.
Deputeti i PD-së tha se ky arrestim është i papranueshëm dhe tregon se në vend është instaluar një diktaturë.
Ai tha se ne atë mënyrë që u arrestua Spahiu, arrestohen as kriminelët. “Sot është arrestuar një kryetar partie. Kjo qeveri është në panik. Ky arrestim është i papranueshëm dhe nuk ndodh në asnjë vend në botë”, tha Noka.