PD-ja do të propozojë një formulë të re për nenin 88, bazuar në rekomandimin e Komisionit të Venecias.
Ky nen është i vetmi që ka shkaktuar ngërçin mes palëve dhe PD-ja po afron alternativat e saj për ta zgjidhur.
Burime nga PD-ja thanë se ky ishte qëllimi i takimit të Kreut të PD me aleatët sot në selinë e demokratëve.