Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, ku u diskutua për reformën në drejtësi. Në këtë takim u diskutua mbi kushtet për reformën, që sipas PDsë, është zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Sakaq, deputeti i opozitës, Eduard Halimi jashtë kamerave ka konfirmuar vijimin e dialogut politik mes palëve do të rinisin sot në orën 18:00.
Mbledhja e grupit të PDsë pranë selisë blu ka bërë që të shtyhet takimi i Komisionit të Reformës, ku pritej të mblidhje pas Kuvendit. Sakaq, Basha gjatë kësaj mbledhje informoj grupin mbi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.