Partia Demokratike ka bere një deklaratë mbi lajmet e redaksisë së Top Channel të cilat i konsideroi dezinformuese rreth qëndrimit të opozitës për reformën në drejtësi. Sipas deklarates se PD “në mënyrë të përsëritur redaksia e lajmeve të Top Channel, duke dëshmuar servilizëm të verbër në shërbim të Edi Ramës dezinformon rreth qëndrimit të opozitës për reformën në drejtësi” . Sipas Partisë demokratike “sot kjo redaksi ka shpërndarë një mashtrim të gatuar në zyrat e propagandës qeveritare lidhur me mospjesëmarrjen e opozitës në komisionin parlamentar të reformës në drejtësi”. Selia blu u shpreh se se “asnjë shërbim i porositur nga Edi Rama nuk mund të zbehë apo dezinformojë mbi vendosmërinë e opozitës për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe as për vullnetin e saj për të mos lejuar kapjen politike të drejtësisë nga Edi Rama dhe qeverisja e tij e korruptuar dhe kriminale”.